Neuralta – Brain Power

2,500 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Neuralta Brain Power është një suplement i dizenjuar për të forcuar sistemin nervor qëndror i cili mund të dobësohet nga mosha apo si pasojë e dhimbjes kronike.

Neuralta Brain Power përmban dy fosfolipide: Phosphatidylcholine (PC) dhe phosphatidylserine (PS), të cilët janë esencialë për shëndetin tonë dhe në veçanti për sistemin nervor, pasi ato mbrojnë qelizat e trurit dhe përfshihen në transmetimin e sinjaleve nervore. Kjo formulë paraqitet në formën e kapsulave të lëngshme me Omega 3 për  biodisponibilitet më të lartë.

Studimet kanë traguar përfitimet e mëposhtme për Phosphatidylserine:

  • Reduktim i ndryshimeve në fundet e nervave dhe dëmtimet e dentriteve.
  • Përmirësim performancës konjitive dhe humorit.
  • Përmirësim në aftësitë e nxënies dhe funksioneve të kujtesës.
  • Rritje domethënëse e aktivitetit neuroprotektiv dhe anti-oksidant. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur përdoren dhe medikamente që veprojnë në tru (psh.: anti-depresantët, gjumëdhënësit, psikotropët, medikamentet e furta kundër dhimbjeve etj.)

Suplementimi me phosphatidylserine është i rëndësishëm pasi shpesh ushqimet e pasura me këtë përbërës nuk janë të mjaftueshëm në dietën tonë ushqimore (si: truri, veshkat, mëlçia dhe peshqit e yndyrshëm si salmoni).

Për shkak të pasigurisë mbi burimet e phosphatidylserines nga kafshët (të shkaktuara nga viruset që mund të gjenden në to), fosfatidilserina nuk prodhohet më nga truri i lopëve por nga soja – e cila sjell fosfatidilserinë me efikasitet të njejtë.

Neuralta Brain Power përmban 20% phosphatidylserine të derivuar nga soja.

Përfitimet nga suplementimi me Phosphatidylcholine:

  • Përmirësim i komunikimit të qelizave nervore si rezultat i rritjes së niveleve të kolinës dhe acetilkolinës në tru.
  • Përmirësim i të gjithë funksioneve që varen nga sinteza e acetilkolinës: memorja, zhvillimi dhe kontrolli i muskujve, mbështetje e ritmit cirkadian.

Neuralta Brain Power gjithashtu përmban Docosahexaenoic acid (DHA), një acid yndyror i pangopur Omega-3, i cili është një komponent esencial për shëndetin tonë, pasi është një nga blloqet ndërtuese të membranave të qelizave, kontribuon në fluiditetin e tyre, fleksibilitetin dhe përshkueshmërinë. është acidi yndyror që gjendet në sasinë më të madhe në trurin tonë dhe në retinën e syrit. Luan një rol thelbësor në funksionimin e receptorëve të proteinave dhe receptorëve post-sinaptik për neurotransmetimin.

Duke qenë që që ruajtja e këtij acidi yndyror në indin tonë dhjamor është e limituar suplementimi i vazhdueshëm është mjaft i këshillueshëm.

DHA, PS dhe PC në veprim

I vendosur në shtresën e brendshme të membranave qelizore Phosphatidylserine (PS) dhe Phosphatidylcholine luajnë një rol thelbësor në formimin e strukturave membranore të neuroneve duke ruajtur fleksibilitetin e tyre dhe duke lejuar qarkullimin fiziologjik të nutrientëve. Phosphatidylserine dhe Phosphatidylcholine janë të përfshira në prodhimin dhe lëshimin e neurotransmetuesve prandaj dhe janë esencialë në parandalimin dhe trajtimin e rënies së fonksioneve të sistemit nervor qëndror dhe të gjithë simptomave të lidhura me moshën që ndikojnë në rënien e niveleve të neurotransmetuesve.

Prezenca e DHA është esenciale për sintezën e fosfatidilserinës në qelizat e trurit. Ka patur studime të zgjatura dhe prova klinike pas të cilave përfitimet e PS në shëndetin e trurit janë aprovuar nga FDA (Food & Drug Administration – institucioni përgjegjës ne ShBA). Sot në të gjithë botën PS përdoret gjerësisht si shtesë ushqimore.

Përfitimet nga DHA variojnë nga zhvillimi normal i trurit tek të porsalindurit, parandalimi i rënies së funksioneve të sistemit nervor, shëndeti kardiovaskular e der tek shëndeti i syrit dhe të parit.

Neuralta Brain Power në kapsulat likuide është një formë farmaceutike inovatore që lejon përthithje të shpejtë dhe mbron acidet yndyrore nga oksidimi. Një flluske nitrogjeni është e dukshme në kapsule: ajo bën mbrojtjen në kohë të produktit dhe lejon lëngun të lëvizë në kapsulë. Këto sjellim efikasitet, siguri dhe shpejtësi në veprim.

Udhëzime mbi përdorimin

1 deri në 2 kapsula në ditë ose sipas udhëzimit të farmacistit apo doktorit.

Firma

Alta Care Laboratories

Mosha

20+

Forma

Kapsula xhelatinoze

Sasia

30

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Neuralta – Brain Power”

Përbërësit

PërbërësitMesatarja për tab.
Omega 3286mg
Phosphatidylserine67mg
Phosphatidylcholine46.8mg
Xhelatinë65mg
Ujë11.3mg
Vlerat energjitike mesatare
Mesatarja për tab.
Vlera e energjisë3.6kcal / 14.9kJ
Proteina80mg
Karbohidrate20mg
Yndyrna360mg
--- Të ngopura40.5mg
--- Të pangopura319.5mg
Omega 3131.6mg
--- EPA16.6mg
--- DHA114.4mg

LART