Përshkrimi i Produktit
Vitamina D, njihet ndryshe si vitamina e Diellit, pasi prodhohet në lëkurën e njeriut kur ekspozohet në Diell. Ajo përfitohet në doza minimale edhe nga disa lloje ushqimesh. Por për të ruajtur nivelin e duhur të saj në gjak duhen marrë suplemente shtesë.
Vitamina D ka disa funksione të rëndësishme si:
- Përthithja e kalciumit, dhe fosforit në kocka.
- Normalizimi i sistemit imunitar.
- Marrja e vitaminës D është shumë e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e kockave dhe të dhëmbëve.
- Ajo krijon rezistencë ndaj disa sëmundjeve.
- Nëse ju nuk merrni mjaftueshëm vitamin D, do të rrezikoheni nga sëmundjet e kockave si osteomalacia dhe osteoporoza që shoqërohen me fraktura të rënda kockore.
Përfitimet e vitaminës D
1. Vitamina D lufton disa sëmundje:
- Redukton sklerozën multiple.
- Ul shanset për t’u prekur nga sëmundje të zemrës.
- Rrit imunitetin e organizmit dhe mbron nga gripi dhe virozat.
2. Vitamina D redukton depresionin:
Studimet kanë treguar se personat e prekur nga depresioni, pasi kanë marrë vitamin D janë janë përmirësuar ndjeshëm.
Arsyet pse duhet të përdorni vitamin D:
- Jetoni në ambient me ndotje të lartë.
- Përdorni shumë kremra me faktorë mbrojtës.
- Kaloni shumë kohë brenda në shtëpi.
- Keni lëkurë të errët ( sa më e lartë melanina, aq më pak lëkura e përthith rrezet e diellit për t’u konvertuar në vitamin D).
Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës D:
- Lodhje, këputje të trupit.
- Dhimbje e kockave.
- Vështirësi në ngjitje të shkallëve, apo kur uleni dhe ngriheni nga shtrati.
- Fraktura
Udhëzime mbi përdorimin
Këshillohet marrja e një kapsule në ditë.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin