Përshkrimi i Produktit
Vaji i Vitaminës E, vitamina e rinisë!
Vitamina E është një nga antioksidantët më të fuqishëm, i cili parandalon dëmtimin e qelizave nga radikalet e lira. Vitamina E ngadalëson plakjen e qelizës dhe është e domosdoshme për një sërë procesesh biologjike.
Përfitimet e vajit të vitaminës E:
1. Parandalon plakjen e lëkurës dhe rrudhat
Vitamina E neutralizon radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat dhe degradojnë deri në shfaqjen e kancerit. Përdorimi i vajit të vitaminës E redukton dëmtimin e lëkurës, zbeh rrudhat e shkaktuara nga dielli, pirja e duhanit apo alkooli. Rrit prodhimin e kolagjenit, një substancë e cila e mban lëkurën elastike dhe e rigjeneron atë. Preferohet të përdoret çdo natë, duke masazhuar veçanërisht rrudhat poshtë syve. Mund ta përdorni edhe në maska të ndryshme, duke e përzier me vaj kokosi ose xhel Aloe Vera.
2. Zbut lëkurën e thatë
Vaji i vitaminës E është zgjidhja e duhur për lëkurën e thatë. Mjafton të hidhni disa pika dhe ta masazhoni lehtë atë. Do të keni një lëkurë të butë si të bebit dhe plot shkëlqim.
3. Redukton hiperpigmentimin dhe njollat kafe
Shumëkush mund të mos ndihet rehat me njollat në fytyrë të shkaktuara shpeshherë nga dielli. Ato mund të trajtohen me vajin e vitaminës E, duke e përdorur çdo natë në lëkurë. Vitamina E ka veti rigjeneruese, ndaj i eleminon edhe njollat e shkaktuara në lëkurë. Provoni të aplikoni disa pika nga vaji i vitaminës E me pak vaj ulliri. Rezultati është mahnitës.
4. I jep shkëlqim fytyrës
Vitamina E shkëlqen fytyrën falë vetive të saj për të rigjeneruar qelizat. Provoni të përzieni pak vaj të vitaminës E me disa pika limon, për një lëkurë plot jetë dhe shkëlqim.
5. Kuron shenjat, plagët
Lëkura e vrarë mund të përfitojë shumë nga vaji i vitaminës E, si në dietë, por edhe e aplikuar lokalisht. Provoni vajin e vitaminës E nga Natures Aid, pasi në të njejtën kohë mund të pihet direkt ose të aplikohet për lyerje në lëkurë. Duke e masazhuar lëkurën çdo natë me këtë vaj do të eleminoni edhe shenjat e akneve.
6. Eleminon strijat
Vaji i vitaminës E me vetitë e tij rigjeneruese për lëkurën eleminon strijat nëse përdoret rregullisht dhe për një kohë të gjatë. Kur keni humbur peshë ose jeni shtatzanë mund të aplikoni direkt për të parandaluar strijat. Lyeni barkun, ijet dhe masazhojeni lehtë çdo mbrëmje.
7. Stimulon rritjen e flokëve
Vaji i vitaminës E është një nga më të mirët për rritjen e flokut. Rrit qarkullimin e gjakut në folikul, duke stimuluar rritjen e flokut dhe forcimin e tij. Përdoreni 2 herë në javë, mazhojeni lehtë. Lëreni për 30 minuta dhe më pas lajini flokët me shampo.
Vaji i vitamines E nga “Natures Aid” është produkt i çertifikuar Anglez.
Fitues i çmimit si suplementi më i mirë natyral për lëkurën, në vitin 2015.
Cilësi dhe garanci pasi ruhet në shishe qelqi.
Pa sheqer, pa gluten dhe pa ngjyrues artificialë.
Udhëzime mbi përdorimin
1-2 ml në ditë. Mund të pihet direkt ose të aplikohet direkt në lëkurë dhe flokë duke e masazhuar.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin