Përshkrimi i Produktit
LENICYST
Formulë natyrale efikase për parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve të rrugëve urinare. Ndihmon në lehtësimin e simptomave dhe reduktimin e përsëritjes së infeksioneve urinare.
LENICYST indikohet në rastet me:
- Uretrit;
- Cistit akut, duke përfshirë rastet e shkaktuara nga vendosja e katetereve;
- Cistit recidivues;
- Pielit;
- Pielonefrit;
- Kolibacilozë;
- Hipertrofi beninje të prostatës (HBP) kur ajo shoqërohet me komponentë inflamatorë.
Sinergjia e veprimit të LENICYST sigurohet nga kombinimi i përbërësve të tij aktivë me veti antibakteriale, diuretike dhe mbrojtëse për mukozën e traktit urinar.
Boronica e kuqe (Vaccinium macrocarpon)
Është e pasur me antocianoside, bioflavonoide, acid citrik, malik, kinik dhe ipurik.
- Shfaq veprim antiadeziv në mukozën e rrugëve urinare, duke parandaluar rritjen e baktereve, përfshirë E. coli – shkaktarin më të shpeshtë të infeksioneve urinare.
- Ndihmon në uljen e pH-së urinare dhe frenon rritjen bakteriale, duke parandaluar rikthimin e infeksioneve.
Pompelmo (Citrus grandis Osbeck)
Bimë e pasur me bioflavonoide, vitamina A, B, C dhe pektinë, si dhe minerale si kalcium, kalium, magnez, fosfor, klor, hekur dhe bakër.
- Ka efekt baktericid me spektër të gjerë ndaj shumë llojeve bakteresh, mykrash dhe parazitësh njëqelizorë.
- Naringina, flavonoidi kryesor, është përgjegjës për efektet antioksiduese dhe antitumorale.
- Ekstraktet e farave të Pompelmo-s fuqizojnë sistemin imunitar.
- Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe të veshkave.
Uva ursina (Arctostaphylos uva-ursi)
- Ndihmon në reduktimin e akumulimit të acidit urik dhe lehtëson dhimbjet e vezikës urinare, veçanërisht në rastet me gurë urinarë.
Verga e artë (Solidago virgaurea)
- Ka veti diuretike, duke rritur ndjeshëm volumin e urinës dhe ndihmuar zbrazjen e plotë të vezikës urinare.
Udhëzime mbi përdorimin
Fëmijët: 10 ml LENICYST treten në 1 litër ujë dhe konsumohen gjatë ditës.
Të rriturit: 20 ml LENICYST treten në 1 litër ujë dhe konsumohen gjatë ditës.
Solucioni duhet të tundet mirë përpara përdorimit.
Mund të shtohet sheqer ose mjaltë sipas dëshirës.
Përkujdesje të veçanta
- Nuk duhet kaluar doza e rekomanduar ditore.
- Të mos përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
- Të evitohen substancat ose ushqimet që acidifikojnë urinën, pasi rritja e pH-së urinare favorizon rritjen bakteriale.
- Përdorimi i LENICYST mund të shoqërohet me ngjyrosje të urinës (kafe në jeshile) si pasojë e përmbajtjes së hidrokinoneve.
Të mbahet larg vendeve të arritshme nga fëmijët.

Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin