Përshkrimi i Produktit
VETITË:
E formuluar në mënyrë specifike për të porsalindurit dhe bebet përkujdesja STELAKER® lufton me efikasitet ndaj krustave të qumështit falë një bashkimi përbërësish inovatorë me origjinë natyrale:
- Favorizohet eliminimi i shpejtë i krustave të qumështit dhe rregullohet sekretimi i tepërt i sebumit falë një bashkimi të efektshëm të agjentëve kerato-rregullues të butë.
- Proliferimi i micro-organizmave kufizohet nga veprimi i agjentëve rigjenerues.
- Ndjesia e diskomforitit qetësohet me shpejtësi falë Aloe vera dhe Vaj Borago qetësues dhe hidratues.
EFIKASITET I PROVUAR:
Test efikasiteti i realizuar nën kontroll pediatrik mbi 30 fëmijë për 14 ditë (vetë-vlerësim):
- Produkti eliminon me shpejtësi krustat e qumështit: 90%
- Produkti eliminon me efikasitet krustat e qumështit: 83%
- Produkti zvogëlon skuqjet: 100%
Test përdorimi i realizuar nën kontroll pediatrik në 33 bebe për 15 ditë (vlerësim klinik):
- Produkti rregullon sekretimin e sebumit: 85%
- Produkti rregullon shfaqjen e krustave të qumështit: 85%
Test përdorimi i realizuar nën kontroll pediatrik në 33 bebe për 15 ditë (vetë-vlerësim):
- Produkti pastrohet me lehtësi: 97%
- Produkti nuk njollos as shtresat as veshjet: 85%
KËSHILLA PËRDORIMI:
Aplikohet në mbrëmje para gjumit mbi krustat e qumështit duke e masazhuar lehtësisht dhe duke e lënë të veprojë gjatë gjithë natës. Të nesërmen , flokët krihen me furçë të butë dhe lahen më një shampo të butë të përshtatshme si Shampooing Mustela Bébé dhe zonat e fytyrës që janë të prekura nga krustat me produktin tuaj pastrues të përditshëm. Kjo përkujdesje përdoret për 15 ditë.
Është e nevojshme të konsultohet mjeku nëse pas 2 javësh:
- Nuk ka përmirësim edhe me përdorimin e duhur të kësaj përkujdesjeje.
- Shfaqen pllaka të kuqe dhe të ashpra në pjesë të tjera të trupit (veçanërisht në fytyrë dhe të ndenjura).
- Gjendet një skuqje e përhapur (inflamacion) ose një shpërthim puçrash në zonën e prekur nga krustat.
Kënaqësi përdorimi
Falë formës së tij galenike STELAKER® Soin kérato-régulateur është i lehtë dhe i këndshëm në aplikim. Nuk ngjit, nuk lë film të yndyrshëm mbi lëkurë dhe shplahet me shpejtësi. Nuk njollos as shtresat as veshjet.
PËRBËRËSIT DHE NATYRALITETI:
Përbërës kryesorë me origjinë natyrale:
- Përbërës aktiv i nxjerrë nga avokado: rregullon prodhimin e sebumit.
- Aloe vera dhe vaj Borago: hidratues, qetësues.
0 % paraben, ftalate, fenoksietanol, klorfenesine, parfum, kolorant.
Formulë me tolerancë të lartë dhe hipoalergjenike.
* Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për një siguri absolute.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin