Përshkrimi i Produktit
VETITË:
I formuluar në mënyrë specifike për përdorim që nga lindja*, fluidi pastrues Physiobébé Mustela Bébé është ideal për pastrimin pa shplarje për beben tuaj :
- Të gjitha papastërtitë e fytyrës dhe të ndenjurave pastrohen në mënyrë të përkryer, falë tensio-aktivëve të butë dhe ekstraktit të Saponaria.
- Lëkura është e butë falë esktraktit të aloe vera dhe alantoinës.
- Falë tolerancës së lartë kutane dhe okulare PhysiObébé respekton lëkurat më delikate dhe nuk djeg sytë.
Falë formulës së re të pasuruar me Avocado Perseose®: përbërës aktiv me origjinë natyrale i patentuar, PhysiObébé përforcon barrierën e lëkurës dhe ruan pasurinë e saj qelizore.
*Përfshi edhe neonatët.
EFIKASITET I PROVUAR:
Anketim pranë konsumatorëve në 147 fëmijë për 10 ditë:
- Produkti e lë lëkurën e bebes time të pastër dhe të freskët: 97 %
- Produkti lë një aromë të këndshme në lëkurë: 90 %
- Kënaqësia globale: 90 %
KËSHILLA PËRDORIMI:
Ushtroni një ose dy shtypje mbi flakonin-pompë për të hedhur sasinë e duhur mbi një tampon pambuku. Aplikojeni mbi fytyrën dhe të ndenjurat e bebes duke i pastruar me delikatesë. Ripërsëriteni aplikimin derisa tamponi i pambukut të mbetet i pastër. Nuk ka nevojë të shplahet.
Kënaqësi përdorimi
I freskët dhe qetësues PhysiObébé e lë lëkurën e fytyrës dhe të të ndenjurave të pastër, të butë dhe të parfumuar me delikatesë duke i dhuruar një ndjesi mirëqënieje të menjëhershme.
Praktik, flakoni-pompë hedh dozën e duhur për çdo përdorim.
*Përfshi edhe neonatët.
PËRBËRËSIT DHE NATYRALITETI:
98 % përbërës me origjinë natyrale.
Përbërës kryesorë me origjinë natyrale:
- Avocado Perseose®: përbërës aktiv me origjinë natyrale i patentuar që përforcon barrierën e lëkurës dhe ruan pasurinë e saj qelizore.
- Ekstrakte të gjetheve të Aloe vera: zbut, qetëson, hidraton, mbron.
- Ekstrakte të gjetheve dhe të rrënjëve të Saponaria: tonifikon dhe pastron.
0% alkool, paraben, ftalate, fenoksietanol.
Formulë me tolerancë të lartë dhe hipoalergjenike*. Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për një siguri absolute.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin