Përshkrimi i Produktit
Formuluar në mënyrë specifike për bebet dhe fëmijët xheli pastrues 2 në 1 është ideal për higjienën e përditshme të bebes suaj gjatë banjës.
- Lëkura dhe flokët e bebes suaj pastrohen me efikasitet dhe butësisht falë formulës së saj pa sapun me tensioaktivë të butë dhe glicerinë hidratuese.
- Respektohet brishtësia e lëkurës së bebes dhe skalpit të kokës pa shkaktuar irritime dhe tharje.
- Shthurja dhe krehja e flokëve është më e lehtë.
- Formula e saj nuk djeg sytë.
Falë formulës së saj të re të pasuruar me Avocado Perseose, përbërës aktiv me origjinë natyrale, ky xhel pastrues përforcon barrierën e lëkurës dhe ruan pasurinë e saj qelizore.
Udhëzime mbi përdorimin
Lagni lëkurën dhe flokët e bebes me ujë të ngrohtë. Hidhni disa pika të xhelit në duart tuaja, shkumojeni dhe lani beben tuaj. Shplajeni me kujdes.
Xheli larës 2 në 1 mund të përdoret që nga dita e parë e lindjes*.
- Formulë e biodegradueshme.
- 0% paraben, ftalate, fenoksietanol.
- Formulë me tolerancë të lartë dhe hipoalergjenike*.
- Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për një siguri absolute.
*përfshirë edhe neonatët.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin