Përshkrimi i Produktit
Milupa – Aptamil Pregomin Allergy Digestive Care
Aptamil Allergy Digestive Care është formulë e kompletuar, e përgatitur për fëmijë që vuajnë nga alergjia ndaj qumështit të lopës e cila pasohet nga diarre e zgjatur. Përmban proteina të hirrës të hidrolizuara. Lehtëson absorbimin dhe ofron përfitime tek fëmijët që vuajnë nga malabsorbimi. Aptamil Pregomin ka për qëllim:
- Rregullimin e dietës së foshnjave të cilët janë alergjikë ndaj proteinave të qumështit të lopës
- Ushqimi i parë zëvendësues tek fëmijët që nuk janë ushqyer kurrë me gji
- Pjesë e një diete të përzier pas gjashtë muajsh
Karakteristikat:
- Pa gluten
- Nuk përmban fruktozë
- Pa galaktozë
- Shije e këndshme
Kujdes! Aptamil Pregomin Allergy Digestive Care duhet të përdoret vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore, pas shqyrtimit të plotë të opsioneve të ushqyerjes në dispozicion, përfshirë ushqyerjen me gji.
Udhëzime mbi përdorimin
- Lani duart dhe sterilizoni të gjitha mjetet.
- Zieni ujin, të ftohet deri në 40° dhe matni sasinë e ujit që duhet sipas udhëzimeve në shishen e sterilizuar.
- Përdorni vetëm lugën dozuese brenda kutisë.
- Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në shishe sipas udhëzimeve.
- Mbylleni shishen dhe tundeni ,vertikalisht për 10 sekonda.
- Ftoheni shishen me ujë të rrjedhshëm.
- Kontrolloni temperaturën e qumështit tek kyci i dorës (rreth 37°). Ushqejeni femijën brenda 1 ore.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin