Përshkrimi i Produktit
Madaus LEGALON forte
Legalon forte është një produkt me përmbajtje bimore, përbërësit e të cilës vijnë nga bima e gjëmb gomarit, i cili e ka origjinën nga zona e Mesdheut. Bima e gjëmb gomarit ka veti të theksuara mbrojtëse të mëlçisë: nga toksinat e shumta si alkooli, kap substanca të dëmshme dhe nxit formimin e qelizave të reja të mëlçisë si dhe redukton formimin e substancave inflamatore në trup.
Përbërësit kryesorë:
- Silymarin – është një përzierje e përbërësve të ndryshëm aktiv (silibinin, silikristin, silydanin);
- Ethylacetate – ekstrakte nga barishtet dhe frutat.
Indikacionet e përdorimit:
- Sëmundje inflamatore kronike të mëlçisë
- Ciroza e mëlçisë
- Dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga toksinat
Efektet anësore:
- Nauze
- Diarre
- Reaksionet e hipersensibilitetit të lëkurës si: skuqje e lëkurës, kruarje
Udhëzime mbi përdorimin
Merrni një kapsulë të shoqëruar me një gotë ujë. Nuk rekomandohet konsumimi i produktit nga femra shtatzëna, në laktacion dhe fëmijë nën 12 vjeç. Nuk është i përshtatshëm në helmim akut. Nëse ju është dhënë medikamenti pavarësisht nga një kundërindikacion, bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj pasi përfitimi terapeutik mund të jetë më i lartë se rreziku që sjell përdorimi në rast të një kundërindikacioni.

Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin