Përshkrimi i Produktit
Lierac – Premium Anti- Age Set
Seti përmban 3 produkte nga linja Premium Anti-Age dhe një furçë dhuratë.
Premium Krem ushqyes dite & nate
Indikohet për: Lëkuratë maturuara, rrudha të thella, humbje të densitetit, çrregullime të teksturës së lëkurës apo poreve, lëshimin e lëkurës, parregullsitë në pamje, njollat.
E frymëzuar nga mjekësia rigjeneruee, ky krem përmban një përqendrim prej 8.5% të kompleksit qelizore Premium dhe 5% acid hialuronik për të riparuar ditë pas dite shenjat e moshës.
Kremi Voluptuous i përshtatshëm për lëkura normale-mikse ,është i pasuruar me një koncentrat hidratues dhe matifikues (10%) që shkrihet me lëkurën për nje prekje matifikuese të padukshme për syrin.
Përdorimi:Të aplikohet në mëngjes për një ndjesi komforti dhe mbrojtje optimale, në darkë për të rregulluar e rigjeneruar lëkurën, vetëm ose pas serumit.
Premium Maskë anti-rrudhë për lëkura të maturuara (10ml)
Lierac Premium Supreme Mask Absolute Anti-Aging me teksturë kremoze është një maskë për përkujdesje specifikisht e krijuar për të vepruar kundër rrudhave, humbjes së densitetit, lodhjes së lëkurës, çrregullimit të ngjyrës, shenja dhe pore. E frymëzuar nga mjekësia rigjeneruese, kjo maskë është e përbërë nga acidi hialuronik (10%), doza më e lartë, për një efekt intensiv dhe të menjëhershëm. Lëkura shkëlqen menjëherë falë mikro pigmenteve soft focus. Kompleksi Premium Cellular (4,5%) (hexapeptide FX, Terpenoide, ekstrakte te luleve te zeza te rralla) vepron në shenjat e moshës, për të rikthyer shkëlqimin dhe pamjen rinore.
Përdorimi:Aplikojeni 1 ose 2 herë në javë një shtresë të trashë në lëkurë të pastër e të thatë, duke shmangur zonën rreth syve. Lëreni për 5-10 minuta dhe hiqeni pjesën e mbetur me një tampon pambuku.
Premium The Absolute Anti Age krem për sytë (3ml)
Kremi për sytë Absolute Anti-Aging është një krem kujdesi për konturin e syve që korrigjon në mënyrë efektive shenjat e dukshme të plakjes.
Ky kujdes i konturit të syve përmban një Kompleks Premium Cellular 10% (Hexapeptide FX, Terpenoïde, Ekstraktet e Luleve të Zeza: orkide e zezë, bacar i zi dhe lulekuqe e zezë). Ai gjithashtu përmban një dozë të përqendruar Hyalu-3 në 7% .
Tekstrua e krem-balsamit aplikohet vetëm me disa lëvizje.
Nga aplikimi i tij i parë, konturi i syve zbutet dhe pamja është menjëherë e freskët.
Pas 4 javësh aplikimi, rrudhat zvogëlohen, konturi i syve forcohet, qepallat forcohen, rrathët e errët zbuten dhe njollat e errëta veniten.
Përdorimi:Aplikojeni në mëngjes dhe në darkë në konturin e syve.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin