Përshkrimi i Produktit
Cfarë i ndodh lëkurës tonë gjatë menopauzës?
Hormonet femërore (estrogjen dhe progresteron) rregullojnë jetën e femrave që nga puberteti deri në menopauzë duke kryer një detyrë thelbësore në ruajtjen e integritetit të lëkurës. Janë ata që garantojnë rregullimin e hidratimit, tonicitetit, densitetit të dermës dhe epidermës. Rreth të 50-ave, gjatë menopauzës, ndikimi i estrogjenëve zvogëlohet duke sjellë ndryshime të shumta në lëkurë. Tharja intensive e lëkurës, humbja e madhe e tonusit, shfaqja e njollave të errëta janë shenjat tipike të plakjes hormonale të saj. Fiziologjikisht, epiderma dhe derma hollohen, ndërsa shtresa korneale dendësohet dhe ngadalëson rigjenerimin qelizor. Lëkura bëhet më e hollë, më e ndjeshme, e dehidratuar, humb konsistencën dhe ngjyrimi shfaqet i parregullt.
Trajtim që i rikthen ndriçimin, hidratimin, tonicitetin dhe ngjyrimin uniform.
Ideal për lëkura të thata dhe shumë të thata.
PËRBËRJA
•Cytonacre SP: Rivendos proçeset fiziologjike të lëkures së dëmtuar për shkak të mungesës së estrogjenit
•Ekstrakte të gështenjave 5%: favorizon sintezën e ceramideve
•NMF 5%:veprim hidratues.
MËNYRA E PËRDORIMIT
Aplikohet në mëngjes dhe në darkë në fytyrë dhe qafë me masazhe delikate.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin