Përshkrimi i Produktit
La Roche Posay – Toleriane Sensitive Fluide
Kujdes hidratues për lëkurë normale & mikse, me prebiotikë dhe ujë termal që qetëson lëkurën e ndjeshme.
Me glicerinë, gjalpë karite dhe vitaminë B3, zbut dhe qetëson lëkurën dhe redukton irritimin e saj. Redukton tensionin, ndjesinë e shpimit, skuqjen që janë karakteristike për lëkurën e ndjeshme, në 4 javë përdorim. Veprim anti-inflamator. Riparon dhe mbron barrierën kutane dhe atë mikrobiale, duke ribalancuar mikrobiomën e lëkurës. Me ujë termal La Roche Posay, i pasur me minerale dhe elementë të dobishëm për lëkurën, i njohur për vetitë e tij zbutëse dhe antioksiduese. I sigurt, gjithashtu i përshtatshëm për bebe dhe fëmijë.
Testuar dermatologjikisht. Pa parabenë.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në fytyrë dhe qafë në mëngjes dhe ose në mbrëmje.
Pështypjet mbi produktin
8 përshtypje për La Roche Posay – Toleriane Sensitive Fluide
Berna G. (blerës i verifikuar) –
Ndihet sh i lehte dhe hidraton mire
Jonela D. –
Hidratues shume i mire, perthithet shume mire nga lekura dhe nuk ndihet i rende pasi e vendos. Krijon nje rregullim te tekstures se lekures pas 2-3 jave perdorim. Shume e kenaqur nga ky produkt
Beqiraj J. (blerës i verifikuar) –
Me pelqeu shume ky hidratues,i lehte ne perdorim dhe perthithet shume shpejt nga lekura.La roche posay s te zhgenjen kurre…
Megi T. (blerës i verifikuar) –
Hidratuesi i preferuar gjate sezonit te veres!
REA K. –
per veren eshte fantastik.
(blerës i verifikuar) –
Hidratuesi im i preferuar i te gjitha koherave. Eshte super i mire. I holle, perthithet shume shpejt nga lekura dhe nuk te le ndjesine e yndyres dhe shkelqimit te tepert.
Senada J. (blerës i verifikuar) –
Qe ne javen e pare te perdorimit kam vene re permirsimin. Ky eshte hidratuesi me i lehte qe kam provuar. Ska fare arome dhe nuk ndihet fare ne lekure pervec efektit te butesise qe le ne lekure.
Iljada B. –
Pa fragrance, pa alkool, pa paraben, me niacinamide, me uje termal, ideal per lekurat e irrituara,sensitive dhe te yndyrshne. Eshte shume i holl dhe lekura e perthith shume mir, eshte ne shishe me pompe cka e ben format ideal per tu marre me vete kudo dhe pa e marre produktin me gishte. Mjafton 2 pompa per te gjithe fytyren dhe qafen. 10/10 me yll
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin