Përshkrimi i Produktit
La Roche Posay – Anthelios UVMUNE 400 Invisible Fluid SPF50+
Anthelios UVMUNE 400 fluid i tejdukshëm SPF50 + pa aromë me mexoryl 400, shumë efektiv kundër rrezeve UV të dëmshme: ultra long UVA*.
Mbrojtje absolute (UVB + UVA + UVA Ultra Long) kundër dëmtimit të thellë të qelizave. Testuar në lëkurë të ndjeshme, reaktive dhe intolerante. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, të gjitha fototipet. Pa aromë.
Shumë e qëndrueshme: në ujë dhe rërë. Tolerancë e lartë. Nuk i pickon sytë. Teksturë e tejdukshme, e hollë. Pa aromë.
Rekomandohet për:
- Për lëkura të ndjeshme ose reaktive. I përshtatshëm edhe për lëkurat alergjike ndaj diellit.
- Mund të aplikohet rreth syve. Nuk i pickon sytë. Hipoalergjike.
- Për më shumë se 25 vjet, Anthelios ka qenë një pionier në risitë kryesore: filtrat UVA, mbrojtjen me spektër të gjerë, teksturat dhe teknologjitë. Për të gjitha llojet e lëkurës, të gjitha fototipet.
Shkenca pas këtij produkti
Një teknologji filtri e patentuar, siguron mbrojtje shumë të lartë me spektër të gjerë UVB/UVA dhe ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimeve të shkaktuara nga ndotja dhe rrezet infra të kuqe.
Mexoryl 400: një filtër i ri ekskluziv UV që mbron edhe nga rrezet më të dëmshme UV: Ultra Long UVA* deri në 400 nm.
Kremi kundër diellit La Roche-Posay rekomandohet nga 60,000 dermatologë në mbarë botën*
Udhëzime mbi përdorimin
Për përdorim të përditshëm ndaj ekspozimit në diell. Aplikoni kremin pak para ekspozimit, shishja duhet tundur para se të përdoret. Aplikojeni rregullisht dhe me bollëk për të ruajtur një nivel të lartë mbrojtjeje, veçanërisht pas djersitjes ose fshirjes me peshqir.
Pështypjet mbi produktin
21 përshtypje për La Roche Posay – Anthelios Invisible Shaka Fluid (SPF 50+)
Niada M. (blerës i verifikuar) –
Me ka pelqyer shume. Eshte shume i lehte ne teksture, perthithet shume shpejt ne lekure dhe nuk le ate hijen e bardhe qe lene zakonisht kremrat e diellit. Love it
. (blerës i verifikuar) –
5 yje padyshim! ☺️ Pervecse kryen shume mire funksionin, nuk le aspak ate shkelqimin bedises ne fytyre. Teksture fluide e absorbueshme shume shpejt nga lekura. Nje zbulim i kendshem! ?
. –
Produkt shume i mire,absorvohet menjehere ne lekure.Per lekurat mio se eshte ideale.
Klaudia B. (blerës i verifikuar) –
Review for La Roche Posay – Anthelios Mbrojtës ndaj diellit për lëkura normale-mikse (SPF 50+)
★ ★ ★ ★ ★
Juri D. –
Skincode linja me e mire e fetyres!!
Iljada B. (blerës i verifikuar) –
SPF me e mire qe kam perdorur deri me sot. Fytyra ime e dashuron, nuk le white cast, nuk te le shkelqim ne fytyre dhe nuk ngjit aspak. In love definitely ?
Ediola T. (blerës i verifikuar) –
Review for La Roche Posay – Anthelios Mbrojtës ndaj diellit për lëkura normale-mikse (SPF 50+)
★ ★ ★ ★ ★
MEGI E. (blerës i verifikuar) –
The Best!
Nuk le shenja te bardha ne lekure, mbron dhe hidraton njekohesisht.
Klaudia Q. (blerës i verifikuar) –
Absolutisht 5/5
Teksture e lehte,perthithet shume shpejt nga lekura dhe mbrojtja eshte maksimale.Prej vitesh e perdor dhe qendron shume mire edhe ne lekura te yndyrshme.
Miranda D. –
10 me yll
REA K. (blerës i verifikuar) –
super 10.
Megi T. (blerës i verifikuar) –
Padyshim me i miri qe kam provuar!
. (blerës i verifikuar) –
nuk mund te isha me e kenaqur se kaq! lekura e thith menjehere dhe nuk len ato shenjat e bardha qe zakonisht i lejne kremrat e mbrojtes te diellit. shishja eshte e vogel por me nje pik mund ta perhapesh ne te gjithe fytyren. padyshim qe do blej dhe kremin e trupit.
Senada J. –
Ska fjale per kete product, te kryen funksionin e spf ne menyren me te mire te mundshme.
Me pelqen ndjesia qe te le edhe me sherben si baze per make up .
Xhonsila Z. (blerës i verifikuar) –
Kremi me i mire i diellit qe kam perdorur ndonjehere, nuk le njolla te bardha ne fytyre, nuk qendron i yndyrshem , perthithet lehtesisht, nuk ka arome, perhapet shume mire, ju a sugjeroj te gjitheve
. (blerës i verifikuar) –
Eshte nje mbrojtes shume i mire. Aplikohet lehtesisht dhe nuk le mbetje te bardhe. Eshte shume i lehte ne lekure dhe i pershtatshem per lekurat e yndyrshme.
. (blerës i verifikuar) –
Eshte nje mbrojtes shume i mire. Aplikohet lehtesisht dhe nuk le mbetje te bardhe. Eshte shume i lehte ne lekure dhe i pershtatshem per lekurat e yndyrshme.
Iljada B. (blerës i verifikuar) –
Spf me e mire ever ?
Iljada B. (blerës i verifikuar) –
10?
Melisa D. –
Super e kenaqur hera e 4 qe e perdor, sapo e porosita perseri.
Bjorna Q. –
3 vjet qe e perdor cdo dite, lekure e thate. Super i lehte sidomos gjate veres qe nuk vendos dot asgje tjeter mbi fytyre. Nuk jua rekomandoj se perhere eshte soldout 😜 sna bie radha ne “te vjeterve” per ta blere. 😅
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin