Përshkrimi i Produktit
Kin SensiKin Mouthwash
Shplarës per gojen për përdorim të përditshëm është e formuluar posaçërisht për të ndihmuar në uljen e ndjeshmërisë, e cila mund të jetë edhe e bezdisshme, veçanërisht kur konsumoni ushqime dhe pije të nxehta ose të ftohta, ose gjatë trajtimeve zbardhuese.
Për shkak të këtij shqetësimi zakonisht larja nuk kryhet si duhet, duke rritur rrezikun e problematikave të tjera orale. Ndihmon në eliminimin e biofilmit dentar dhe në desensibilizimin e nervave të pulpës së dhëmbëve, falë formulës së saj me nitrat kaliumi dhe fluor, duke lejuar një higjienë orale korrekte.
- Gluten & Lactose free
- Me shije mente
- Për dhëmbë sensitive
- Pa alkol
Formuluar posaçërisht për të ndihmuar në:
- Lehtësimin e ndjeshmërisë së dhëmbëve
- Parandalimin e shfaqjes së kariesit, duke kontrolluar biofilmin dentar.
- Higjienën orale në rastet e ndjeshmërisë.
- Mbajtjen e mishrave të dhëmbëve të shëndetshëm.
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet të kryhen 2 shpëlarje ditore, një në mëngjes dhe një në mbrëmje. Pas larjes perdorni rreth 15ml sensikin mouthwash dhe shpëlajeni për një minutë, duke u siguruar që të keni arritur në të gjithë kavitetin oral.
Këshillohet që të mos konsumoni ushqime dhe pije deri të paktën gjysmë ore pas përdorimit.

Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin