Përshkrimi i Produktit
Kin Saline Solution
Kin Saline Solution përdoret për shpëlarjen e lenteve të kontaktit dhe përdorim direkt në sy dhe hundë duke pastruar papastërtitë.
Indikacionet
- Parandalon dehidratimin e lenteve hidrofile.
- Pastron të gjitha llojet e lenteve të kontaktit.
- I përshtatshëm për tretjen e tabletave enzimatike.
Udhëzime mbi përdorimin
Shpëlarja e lenteve të kontaktit
- Merrni lentet, vendosini në pëllëmbën e dorës dhe shtoni një rrjedhë të bollshme tretësire duke i fërkuar me majat e gishtave.
Përdorimi i drejtpërdrejtë në sipërfaqen e syrit
- Duke ushtruar një presion të lehtë në ampulë, shtoni disa pika serum fiziologjik Kin në sipërfaqen e syrit aq herë sa ju nevojitet.
- Lagni një garzë sterile me serumin fiziologjik Kin, duke ushtruar presion mbi ampulë dhe aplikojeni garzën në qepallë.
Përdorimi i drejtpërdrejtë në hundë
- Vendoseni lehtë grykën e ampulës në hundë dhe aplikoni produktin.
- Përsëriteni të njëjtin veprim dhe në vrimën tjetër të hundës.
- Drejtoni kokën në mënyrë që mukoza të zbresë.
- Mos fryni me forcë për 10 minuta pas përdorimit.
Kujdes! Në rastin e foshnjave përdorni produktin duke ushtruar presion minimal për të shmangur çdo rrezik të kontaminimit të veshit të mesëm.

Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin