iHealth – Fit smart body composition scale

11,000 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Smart body composition scale

Ndiqni peshën tuaj dhe të dhënat e përbërjes së trupit tuaj.
iHealth Fit është një peshore inteligjente me Bluetooth që mat peshën tuaj dhe llogarit/vlerëson të dhëna të ndryshme të përbërjes së trupit si BMI, indekset masës dhjamore, masës muskulore, masës kockore, lëngjet e trupit dhe vlerësimin e peshës totale pa masën dhjamore. Ndiqni rezultatet tuaja në ekranin e peshores ose në smartphone- in tuaj në aplikacionin iHealth MyVitals.

Falë teknologjisë së re ITO, kjo peshore gjithashtu llogarit/vlerëson BMI-në tuaj dhe masa të ndryshme trupore, në mënyrë që të kuptoni më mirë se si shpërndahet pesha juaj.

6 lloje të masës trupore me iHealth Fit:

Përveçse ofron të gjitha veçoritë e peshores klasike (pesha dhe BMI), iHealth Fit llogarit 6 masa të ndryshme, falë katër elektrodave :

  • Masa dhjamore e shprehur si përqindje, e llogaritur duke përdorur sasinë e masës dhjamore në proporcion me peshën e trupit tuaj.
  • Masa trupore pa masën dhjamore (‘lean body mass’) e shprehur në kilogramë, e llogaritur duke zbritur sasinë e yndyrës nga pesha totale e trupit tuaj.
  • Masën ujore të shprehur si përqindje e masës totale të trupit tuaj, duke treguar sasinë totale të lëngjeve të pranishme në trup.
  • Masa muskulore e shprehur në kilogramë, që tregon peshën e muskujve në trupin tuaj.
  • Masa kockore e shprehur në kilogramë, që tregon peshën e kockave në trupin tuaj.
  • Masa viscerale e shprehur si indeks: yndyrnat që gjenden në zgavrën e barkut që rrethon organet tuaja vitale.

Duke përdorur një algoritëm, peshorja llogarit një vlerësim të marrjes tuaj optimale ditore të kalorive.

Me iHealth MyVitals, aplikacioni  falas i disponueshëm për Android dhe iOS, iHealth Fit ju ofron një historik të plotë të gjurmimit dhe të dhënave në formë grafiku. Shikoni historikun tuaj në çdo kohë, vendosni vetes synime që të shihni rezultatet më të mira dhe ndajini ato në mënyrë të sigurt me mjekun tuaj, si dhe me familjen dhe miqtë.

Karakteristikat: 

  • Bluetooth 4.0
  • Përmasat: 306 mm × 306 mm × 26,6 mm
  • Pesha: 1850g
  • Memorie: 8 përdorues; 500 matje për përdorues
  • 4* 1,5V bateri AAA
  • Pesha: 5 kg-180 kg / Yndyra trupore: 5%-65%
  • Rezolucioni: 0,1 kg
  • Kushtet e ruajtjes: Temp.: 5 °C ~ 40 °C, lagështia: 20-85% RH
0/5 (0 Reviews)
Firma

iHealth

Mosha

Të gjithë

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “iHealth – Fit smart body composition scale”

LART