Përshkrimi i Produktit
Peshorja që i di të gjitha!
Peshorja analitike iHealth Core përveç peshës dhe indeksit të masës trupore (BMI) mat dhe disa parametra te tjerë si: masën dhjamore, masën muskulare, masën kockore, masën e ujit etj.
Informohuni për çdo parametër që ju duhet!
Peshorja analitike iHealth Core analizon dhe shfaq në ekranin e inkorporuar peshën dhe masën dhjamore. Falë elektrodave që ka, peshorja gjithashtu përllogarit BMI dhe masa të ndryshme trupore të cilat ju ndihmojnë ju të kuptoni se si është e shpërndarë masa trupore. Me dizajnin fin dhe elegant peshorja iHealth Core do duket bukur në dhomën tuaj të gjumit apo banjën tuaj. Mund të njohë në mënyrë automatike deri në 10 përdorues në mënyrë që çdo pjesëtar i familjes të krijojë profilin personal dhe të ketë akses në të dhënat e tij.
6 lloje masash trupore me iHealth Core
Përveç funksioneve të peshores klasike iHealth Lina peshorja llogarit 6 masa të ndryshme trupore falë elektrodave poshtë këmbëve tuaja.
- Masa dhjamore – e shprehur si përqindje, si raport i masës dhjamore me masën e plotë trupore.
- Lean Body Mass – masa trupore pa masën dhjamore.
- Masa ujore – e shprehur si përqindje, llogarit masën ujore në trupin tuaj
- Masa muskulare – e shprehur në kilogram
- Masa kockore – e shprehur në kilogram
- Masën dhjamore në kavitetin abdominal – masa dhjamore që rrethon organet vitale.
- Duke përdorur një algoritëm, peshorja llogarit sasinë optimale të kalorive ditore.
Aplikacioni
Sapo të lidhni peshoren tuaj me aplikacionin iHealth MyVitals, për iOS apo Android, ju mund të shikoni se si treguesit e masës suaj trupore kanë ndryshuar me kalimin e kohës nëpërmjet grafikëve. Shiko historikun në çdo kohë, vendosi vetes qëllime dhe arrij rezultatet më të mira. Ju jep mundësinë të ndani rezultatet me familjarët, miqtë apo doktorin tuaj.
Karakteristika teknike
Standarti i lidhjes: wiFi
- Përmasat: 350mm x 350mm x 28.5mm
- Pesha: 2500g
- Fuqia: DC5.0V, 140mA
- Bateritë: 4 AAA 1.5V batteries
- Diapazoni matës: 5kg-180kg
- Saktësia: ±1% (50 kg~180 kg)
Brenda në kuti gjeni:
- 1 peshore analitike iHealth Core
- 1 guidë mbi instalimin
- 1 manual përdorimi
- 4 bateri AAA
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin