Përshkrimi i Produktit
Qumështi fillestar 1 nga Humana është qumësht ideal për bebet e porsalindura deri në 6 muaj si ushqim i vetëm ose krahas ushqimit me gji.
Qumështi Humana 1:
- Përmban GOS*: fibra të rëndësishme, ashtu sikurse edhe gjenden tek qumështi i nënës.
- Përmban LCP*: Acidet yndyrore të pangopura Omega 3 dhe Omega 6, sikurse gjenden edhe në qumështin e nënës, janë shumë të rëndësishme për beben tuaj sepse ajo në muajt e parë nuk mund ti prodhojë vetë në sasi të mjaftueshme.
- Pa Gluten – prodhuar me përbërësit të cilët nuk përmbajnë gluten.
* GOS = Galakto-Oligosaccharide
* LCP janë substanca që ndodhen natyrshëm në qumështin e nënës dhe sigurojnë zhvillim më të mirë neurologjik të fëmijëve.
Udhëzime mbi përdorimin
1.Të vlohet sasia e duhur e ujit dhe lëreni të ftohet në 50° C (ose ngrohni “Humana Baby-Wasser” Humana ujë bebesh në 50° C).
2. Pothuajse gjysmën e sasisë së nevoitur të ujit mbusheni në një shishe të pastër.
3. Lugën matëse të Humana mbusheni dhe dhe me një thikë (anën e pa mprehtë) largojeni atë që është e tepërt dhe këtë sasi mbusheni në shishe.
4. Shishen mbylleni dhe menjëherë tundeni fuqishëm. Pjesën tjetër të ujit hudheni në shishe dhe tundeni edhe një herë fuqishëm.
5. Thithësen shtrëngoni dhe përmbajtjen ftoheni deri në temperatur të pirjes (afër 37°) të kontrollohet në dorë si në figurë
Vini re mirë udhëzimin për përdorim gjatë përgatitjes së ushqimit për bebe.
Përgatitja jo korrekte ose ruajtja e shishes së përgatitur për një periudhë të gjatë mund të sjelle probleme shëndetësore përmes rritjes së mikroorganizmave të padëshirueshëm.
Përgatitëni ushqimin të freskët para çdo kohe kur fëmija duhet të ushqehet dhe ushqeni atë menjëherë. Mbetjet ushqimore mos i ripërdorni.
Shishen, thithësen dhe rrethin pastroni mirë. Ushqimet e qumështit mos i ngrohni në mikrovalë (rrezik për djegje). Mbylleni qesen me kujdes pas marrjes nga produkti, futeni në një vend të ftohët e të thatë dhe konsumoni brenda 3 javësh.
Mosha e fëmijës |
Ujë |
Luga matëse |
Ushqim i gatshëm për pirje (ml) |
Pirje në ditë |
Java 1 |
Sipas deklaratës mjekut ose mamisë
|
|||
Java 2-8 | 90 | 3 | 100 | 7-8 |
Muaji 3 | 120 | 4 | 130 | 6-7 |
Muaji 4 | 150 | 5 | 170 | 5-6 |
mbas muajit 4 | 180 | 6 | 200 | 4-5 |
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin