- 5%

Hipp – Qumësht organik 2 (6-12m)

998 Lekë

Përshkrimi i Produktit

HiPP Organic 2 është krijuar posaçërisht për nevojat e foshnjes suaj nga 6 muaj duke ndikuar në zhvillimin e shëndetit pas gjidhënies dhe formulave të tjera të qumështit.

Udhëzime mbi përdorimin

Ju lutem kushtojni vëmendje udhëzimeve kur përgatisni formulën për foshnje. Përgatitja e gabuar si dhe ruajtja e qumështit të përgatitur në shishe për një kohë më të gjatë mund të shkaktojë dëme shëndetësore, si për shembull rritja e baktereve të padëshiruara. Për këtë arsye përgatitni gjithmonë ushqim të freskët për çdo vakt dhe konsumojeni menjëherë. Mos përdorni qumësht të ngelur nga shishet e mëparshme. Pastroni me kujdes shishen ose biberonin. Paketimin e hapur mbylleni mirë pas çdo përdorimi, të ruhet në vend të thatë dhe temperaturë ambjenti, të konsumohet brenda tre javësh. Qumështi nuk duhet të ngrohet në mikrovalë (rrezik nga djegia). Ju lutem sigurohuni që paketimi të jetë i padëmtuar para përdorimit.

Përgatitja

  1. Vloni ujin e pijshëm dhe lëreni të ftohet përafërsisht 40°-50°C.
  2. Shtoni 2/3 e ujit të përgatitur brenda biberonit.
  3. Lugën matëse mbusheni sipas sasisë së rekomanduar
  4. Mbusheni biberonin dhe tundeni
  5. Shtoni ujin e mbetur dhe tundeni përsëri disa herë.
  6. Lëreni të ftohet në temperaturë ambjenti (përafërsisht 37°C).

Si çdo formulë e qumështit HiPP 2 Organik duhet të përdoret nga 6 mujori i parë e më tej si pjesë e një diete të kombinuar dhe jo si një zëvendësim i qumështit të gjirit. Sikurse qumështi i gjirit edhe qumështi i formulës përmban karbohidrate. Ato janë pjesë e rëndësishme e dietës së foshnjes. Kontakti i vazhdueshëm i dhëmbëve të fëmijës suaj me ushqime që përmbajnë karbohidrate, mund të çojnë në prishjen e tyre. Ju lutem konsultohuni me mjekun tuaj!

Shënim: Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e fëmijëve. KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat deri në 6 muajshe. Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun.

0/5 (0 Reviews)
Firma

Hipp

Mosha

Fëmijë

Forma

Kuti

Sasia

300gr

Përbërësit: Përbërësit: qumësht I skremuar*, laktozë*, vajra bimore*(vaj palme*, vaj kolze*, vaj luledielli*), hirrë*, karbonat kalciumi, klorur kaliumi, vitamin C, L-triptofan, sulfat hekuri, stabilizues acid laktik, niacin, vitamin A, oksid zinku, vitamin E, acid pantotenik, sulfat bakri, vitamin B1, vitamin K, vitamin B6, sulfat magnezi, jodur kaliumi, vitamin B2, acid folik, selenat natriumi, vitamin D, biotin,vitamin B12.
* prodhim organik
* Vaj palme organik i certifikuar nga autoritetet e pavaruara kontrolluese
*Pa përbërës të modifikuar gjenetikisht (në përputhje me Rregulloren e Bujqësisë Organike)

0/5 (0 Reviews)
Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Hipp – Qumësht organik 2 (6-12m)”

LART