- 5%

Hipp – Qumësht combiotic 1 (0-6m)

1,090 Lekë

Qumësht i pasur me probiotikë për mbështetjen e florës intestinale tek bebet.

Përshkrimi i Produktit

HiPP Combiotic 1 është krijuar posaçërisht për nevojat e foshnjes suaj nga lindja e në vazhdim si ushqim fillestar ose si një zëvendësim i qumështit të gjirit.

Udhëzime mbi përdorimin

Ju lutem kushtojni vëmendje udhëzimeve kur përgatisni formulën për foshnjet. Përgatitja e gabuar si dhe ruajtja e qumështit të përgatitur në shishe për një kohë më të gjatë mund të shkaktojë dëme shëndetësore, si për shembull rritja e baktereve të padëshiruara. Për këtë arsye përgatitni gjithmonë ushqim të freskët për çdo vakt dhe konsumojeni menjëherë. Mos përdorni qumësht të ngelur nga shishet e mëparshme. Pastroni me kujdes shishen ose biberonin. Paketimin e hapur mbylleni mirë pas çdo përdorimi, të ruhet në vend të thatë dhe temperaturë ambjenti, të konsumohet brenda tre javësh. Qumështi nuk duhet të ngrohet në mikrovalë (rrezik nga djegia). Ju lutem sigurohuni që paketimi të jetë i padëmtuar para përdorimit.

Përgatitja

  1. Vloni ujin e pijshëm dhe lëreni të ftohet përafërsisht 40°-50°C.
  2. Shtoni 2/3 e ujit të përgatitur brenda biberonit.
  3. Lugën matëse mbusheni sipas sasisë së rekomanduar.
  4. Mbusheni biberonin dhe tundeni.
  5. Shtoni ujin e mbetur dhe tundeni përsëri disa herë.
  6. Lëreni të ftohet në temperaturë ambjenti (përafërsisht 37°C).

* Për të parandaluar kulturat natyrale të acidit Laktik (Lactobacillus) nga dëmtimi ju lutem mos e përgatisni formulën me ujë të nxehtë.
Sikurse qumështi i gjirit edhe qumështi i formulës përmban karbohidrate. Ato janë pjesë e rëndësishme e dietës së foshnjes. Kontakti i vazhdueshëm i dhëmbëve të fëmijës suaj me ushqime që përmbajnë karbohidrate, mund të çojnë në prishjen e tyre. Ju lutem konsultohuni me mjekun tuaj!

Shënim: Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e fëmijëve. KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat deri në 6 muajshe. Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun.

0/5 (0 Reviews)
Firma

Hipp

Mosha

Fëmijë

Forma

Kuti

Sasia

300gr

Përbërësit: qumësht i skremuar*, hirrë*, vajra bimore*(vaj palme*, vaj kolze*, vaj luledielli*), laktozë*, galakto oligosaharide nga laktoza, proteinë hirrë, citrat kaliumi, klorur kaliumi, LCP miks vajrash, ( vaj peshku, vaj bimorë nga Mortierella ), L- fenilalanin, citrat natriumi,karbonat kalciumi, sulfat magnezi, ortofosfat kalcumi, vitamin C, L-triptofan, sulfat hekuri, kulturë natyrale e acidit laktik (Lactobacillus fermentum hereditum ) *, sulfat zinku, stabilizues acid laktik, vitamin A, inozitol, acid pantotenik, niacin, sulfat bakri, vitamin B1, vitamin B6, jodur kaliumi, vitamin E, sulfat mangnezi, acid folik, vitamin K, selenat natriumi, vitamin D, vitamin B2, biotin, vitamin B12
* prodhim organik
* LCP- Acide yndyrore varg-gjatë të pangopura
*Vaj palme organik i certifikuar nga autoritetet e pavaruara kontrolluese
* Lactobacillus fermentum CECT5716
*Pa përbërës të modifikuar gjenetikisht (në përputhje me Rregulloren e Bujqësisë Organike)

0/5 (0 Reviews)
Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Hipp – Qumësht combiotic 1 (0-6m)”

LART