Geek & Gorgeous – Mighty Melt

1,800 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Geek & Gorgeous Mighty Melt

Një balsam pastrues i butë, por jashtëzakonisht efektiv që shkrin edhe make up-in afatgjatë dhe kremin mbrojë ndaj diellit diellit, të papërshkueshëm nga uji. Shplahet plotësisht.

Lloji i lëkurës: të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme.

Indikacionet: mund të përdoret pavarësisht nga problematikat e lëkurës.

  • Nuk është testuar tek kafshët
  • Vegan
  • Pa aroma dhe vajra esencialë
  • Pa gluten
  • I sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë
  • Tekstura shndërrohet nga balsam i fortë në vaj të mëndafshtë

Ky pastrues në formë balsami delikat është i dashur me lëkurën heq edhe grimin afatgjatë, të papërshkueshëm nga uji dhe kremin kundër diellit pa lënë gjurmë. Është pastrimi i parë ideal në mbrëmje pasi rrëshqet shkëlqyeshëm dhe shkrihet në lëkurë shpejt, duke u shndërruar në një vaj të mëndafshtë që mund të shpërndajë edhe papastërtitë e vështira për t’u hequr.

Mighty Melt emulsifikohet me kontakt me ujin dhe kthehet në një emulsion në trajtë qumështi që mund të shpëlahet lehtësisht, duke e lënë lëkurën plotësisht të pastër dhe të butë pa mbetje yndyrore.

Për të gjithë ata që kërkojnë një pastrues të butë, por të plotë, që grimi të shpëlahet lehtësisht, duke e lënë lëkurën krejtësisht të pastër.

Përbërësit kryesorë

  • Etilheksil Palmitat – Një zbutës me përhapje të pasur që është veçanërisht efektiv në largimin e grimit të papërshkueshëm nga uji dhe kremit kundër diellit.
  • PEG-20 Gliceryl Triizostearate – Një surfaktant shumë efektiv që është i butë me lëkurën dhe mund të shpëlahet lehtësisht duke mos lënë mbetje yndyrore. Është surfaktanti perfekt për pastrimin e balsameve përbërjeve vajore me një shplarje të lehtë.
  • Esteret PEG-7 të vajit të ullirit – një lëng i tretshëm në ujë, por me prejardhje nga vaji i ullirit, i cili funksionon si një bashkë-surfaktant në formulë.
  • Oleyl Erucate – Një ester zbutës me bazë vegjetale (oleyl alkol + acid erucic) me një ndjesi të pasur dhe delikat me lëkurën që është gjithashtu i shkëlqyeshëm në tretjen e grimit.

Udhëzime mbi përdorimin

Përdorni majat e gishtave të thatë për të vendosur në lëkurë të thatë një sasi sa  një gjysmë arre. Masazhoni butësisht balsamin Mighty Melt mbi fytyrën dhe sytë tuaj me lëvizje rrethore. Shtoni një spërkatje me ujë të vakët për të emulsifikuar dhe zbërthyer të gjitha gjurmët e grimit dhe kremit të diellit.

Shpëlajeni mirë dhe nëse e pastroni dy herë lëkurën, vijoni me pastruesin tuaj të dytë me bazë uji (ideal larësi Geek & Gorgeus me pH të ulët Jelly Joker).

Thajeni butësisht me një peshqir të pastër.

Firma

Geek & Gorgeous

Mosha

Të gjithë

Forma

Vazo

Sasia

100ml

Ethylhexyl Palmitate, Oleyl Erucate, Olive Oil PEG-7 Esters, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Synthetic Wax, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Geek & Gorgeous – Mighty Melt”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART