Geek & Gorgeous – Cheer Up

1,500 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Geek & Gorgeous Cheer Up

Teksturë e lëngshme, e cila përthithet menjëherë dhe është e krijuar për trajtuar problematikat e lëkurave mikse/yndyrshme mënyrën efikase mundshme. Kjo dyshe fantastike (acid mandelik dhe acid salicilik) vepron si sipërfaqe lëkurës ashtu edhe brenda saj dhe ka veti anti inflamatore dhe anti bakteriale. 

  • pH: 3.2 – 3.6
  • Acid Mandelik: 5%
  • Acid Salicilik: 1% 

Të dy këta acide bashkohen nga Sarcosine, një derivat aminoacid, që ndihmon në ngushtimin e poreve të mëdha si dhe balancimin e yndyrës. Duke u përdorur rregullisht, Cheer Up lufton disa nga problemet tipike të lëkurave me tendencë akneike si poret e zmadhuara, yndyra e tepërt, pikat e zeza, aknet dhe shenjat post-akne. 

Cheer Up nuk irriton dhe nuk than lëkurën dhe është miku më i mirë për lëkurat mikse/yndyrshme dhe me akne, është produkti më i shitur i Geek & Gorgeus që ka fituar cmimin Beauty Award si eksfolianti më i mirë në Hungari. 

Për kë është?

Mund të përdoret nga të gjithë, por rekomandohet veçanërisht për lëkurat mikse që luftojnë me aknet, pikat e zeza, prodhimin e tepërt të yndyrës dhe poret e zmadhuara. Është gjithashtu mjaft i butë për t’u përdorur në lëkurë të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes. 

Lloji i lëkurës: Mikse, yndyrshme, sensitive.

Problematika e lëkurës: Lëkurë akneike, pika zeza, prodhim i tepërt i yndyrës dhe pore zmadhuara.

Tekstura: Përthithet shpejt, teksturë ujore.

Përbërësit kryesorë

Acid Mandelik Një alfa hidroksi acid (AHA) që vjen nga bajamet e hidhura, të cilat njihen edhe për vetitë anti bakteriale. Nuk është thjesht një eksfoliant që vepron në sipërfaqe të lëkurës, por edhe lufton aknet (Veçanërisht i rekomanduar në rastin e pustulave, por ndihmon shumë edhe tek noduset e inflamuara) ashtu si edhe shenjat post akne.

Acid Salicilik (BHA) – shumë i njohur si një acid i tretshëm në vaj dhe kështu penetron yndyrën e poreve për të shkuar në thellësi të tyre dhe i pastron nga qelizat e vdekura dhe yndyra. 

Sarcosine – Një përbërës aminoacidik që ndihmon me normalizimin e yndyrës (pa e tharë lëkurën, por nëpërmjet frenuesit 5α-Reductase), ngushton poret e zmadhuara dhe njëtrajtëson tonalitetin e lëkurës. 

Xylitylglucoside + Anhydroxylitol + Xylitol - Humektant me bazë sheqeri që rrit mundësitë për tu lidhur me ujin dhe përforëcon barrierën e lëkurës.

Udhëzime mbi përdorimin 

Rekomandohet të përdoret menjëherë pasi pastrojmë fytyrën. Përdoreni si tonik, me një pambuk ose e përhapim direkt me duar. Shmangeni zonën rreth syve. 

Mund ta përdorni çdo ditë në varësi të tolerancës së lëkurës tuaj ose një herë në 2 ditë. 

Kujdes! Acidi Mandelik e bën lëkurën të ndjeshme ndaj diellit keshtu që duhet përdorur kremi i diellit në mëngjes. 

Info. Shtesë

Firma

Geek & Gorgeous

Mosha

Të gjithë

Sasia

30ml, 100ml

Forma

Shishe

Water, Propanediol, Mandelic Acid, Salicylic Acid, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Sarcosine, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glucose, Xanthan Gum, Sodium Hydroxide, Phenoxyethanol

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Geek & Gorgeous – Cheer Up”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART