- 20%

Geek & Gorgeous – Barrier Besties Kit

2,880 Lekë

Seti përmban versionin mini të Liquid Hydrshisation 50ml (5% Panthenol + NMF), Stress Less serum 30ml (0,5% Beta-Glucan + Cica Serum) dhe Happier Barrier 50ml (10% Squalane + Lipids Moisturizer) për të qetësuar, hidratuar dhe mbrojtur lëkurën tuaj.

Treshja vjen me një çantë katrore të limituar ideale për udhëtimet tuaja.

Out of stock

Futu në listen e pritjes për tu lajmëruar me email në momentin që produkti të rikthehet në gjendje

Përshkrimi i Produktit

Geek & Gorgeous Barrier Besties Kit

Geek & Gorgeous Toner Liquid Hydration

Tonik me 5% panthenol, i cili është i njohur jo vetëm për vetitë e tij hidratuese, por edhe qetësuese/shëruese dhe forcon barrierën e lëkurës. Shtimi i Alantoinës dhe komponentëve NMF (Natural Moisturizing Factors) përforcojnë akoma më shumë vetitë hidratuese dhe qetësuese.

Udhëzime mbi përdorimin

Pas pastrimit të lëkurës aplikojeni direkt tonikun me një tampon pambuku ose me duart tuaja. Më pas vazhdoni me rutinen tuaj të mëngjesit ose të darkës.

Nëse përdorni eksfoljantët kimik (Smooth Out, Cheer Up, Calm Down) rekomandohet të vendosen përpara ata dhe pastaj të vijohet me aplikimin e Liquid Hydration. E njëjta gjë edhe nëse përdorni Vitaminën C (C-Glow). Aplikojmë përpara Vitaminën C dhe pastaj Liquid Hydration.

Geek & Gorgeous Stress Less

Stress Less është krijuar të përmirësoj lëkurën e ndjeshme, të demtuar, të irrituar, të dehidratuar, duke kombinuar 2 super molekula me veti të njohura qetësuese, hidratuese dhe riparuese sic janë Beta-Glukan dhe Madecassoside.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikoni disa pika në lëkurë pasi e keni pastruar atë. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.

Geek & Gorgeous Happier Barrier

Një krem ushqyes dhe intensivisht hidratues, por i lehtë që fokusohet në ruajtjen e një barriere të shëndetshme të lëkurës.

Formula e tij përmban 7% Squalane për të bllokuar lagështinë dhe për ta bërë lëkurën të butë dhe të lëmuar, si dhe 3% një përzierje lipidesh identike me lëkurën, që funksionon në sinergji me 0,1% Ceramide 2 të pastër për një barrierë të fortë dhe të shëndetshme të lëkurës.

Happier Barrier përmban gjithashtu një ekstrakt çaji jeshil me cilësi të lartë dhe të standardizuar të pasur me polifenol, i cili i jep formulës ngjyrën e saj të lehtë dhe vetitë e shtuara antioksidante dhe qetësuese të lëkurës. Kjo përmirësohet më tej nga një dozë e mirë e dy përbërësve qetësues, Alantoin dhe Bisabolol.

Rekomandohet për këdo që kërkon një formulë ushqyese, por të lehtë me lëkurë të thatë, normale ose mikse. Rekomandohet veçanërisht nëse fokusi është një barrierë e shëndetshme e lëkurës.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni pas serumeve në mëngjes dhe/ose pasdite.

Firma

Geek & Gorgeous

Mosha

Të gjithë

Forma

Flakon me pikatore, Shishe me spray, Tubet

Sasia

30ml, 50ml

Geek & Gorgeous Toner Liquid Hydration
Water, Panthenol, Peg/Ppg/Polybutylene Glycol-8/5/3 Glycerin, Sodium PCA, Diglycerin, Urea, Hydrolyzed Rice Protein, Sorbitol, Lysine, PCA, Allantoin, Lactic Acid, Tocopherol, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol

Geek & Gorgeous Stress Less
Aqua (Water), Methyl Gluceth-20, Saccharide Isomerate, Glycerin, Madecassoside, Beta-Glucan, 1,2-Hexanediol, Citric Acid, Sodium Citrate, Caprylyl Glycol, Carbomer, Sodium Hydroxide, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol

Geek & Gorgeous Happier Barrier
Water, Squalane, Dicaprylyl Carbonate, Glycerin, Jojoba Oil/​Macadamia Seed Oil Esters, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Hydroxyethyl Acrylate/​Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Camellia Sinensis Leaf Extract, Bisabolol, Allantoin, Ceramide NG, Squalene, Phytosteryl Macadamiate, Phytosterols, Tocopherol, Tocopheryl Acetate, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Geek & Gorgeous – Barrier Besties Kit”

Produkte që mund t'ju interesojnë

LART