Përshkrimi i Produktit
Fortex – Collagen Joint and Skin 11500 Plus
Kolagjeni është proteina me sasinë më të lartë në indin lidhor dhe është thelbësor për funksionimin normal të indeve, flokëve, lëkurës dhe sistemit lokomotor. Kolagjeni sintetizohet vazhdimisht në organizëm, por me kalimin e viteve sinteza e tij fillon pakësohet, derisa vjen një moment dhe ndërpritet. Në këtë moment është e rëndësishme të konsumohen suplemente ushqimore të cilat kanë në përmbajtje kolagjen.
Fortex Collagen është një suplement ushqimor që kombinon kolagjenin me glukozaminën, vitaminën C dhe magnezin. Ka për qëllim të nxisë rigjenerimin e kockave dhe indeve; të forcojë dhe të mbajë në gjendje të mirë funksionale kockat dhe tendinat; të mbrojë qelizat nga stresi oksidativ;të rigjenerojë lëkurën. Glukozamina ka efekt anti-inflamator dhe nxit sintezën e kolagjenit. Ajo promovon dhe zhvillimin e kartilagjeve.
Magnezi është një mineral tepër i rëndësishëm për organizmin. Ndihmon në zhvillimin e indit kockor dhe mban në gjendje normale fluidin që gjendet në hapësirën midis kockave.
Në sajë të pranisë së vitaminës C, ka veti antioksiduese, pra mbron qelizat nga stresi oksidativ.
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet të konsumohet 1 bustinë në ditë. Bustina tretet në rreth 150 ml ujë të ngrohtë. Mund të tretet dhe në një lëng tjetër (qumësht, caj etj). Mos tejkaloni dozën ditore të lejuar.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin