Përshkrimi i Produktit
Femarelle Rejuvenate
Femarelle® Rejuvenate është një suplement ushqimor inovativ, i krijuar posaçërisht për nevojat e grave 40-50 vjeç.
Përmban derivatin e sojës DT56a, një produkt unik nga ekstrakti i sojës, jo i modifikuar gjenetikisht. Ai gjithashtu përmban fara liri, vitaminë B2 (riboflavin) dhe vitaminë B7 (biotinë).
Ekstrakti ekskluziv i sojës DT56a përdor të gjithë përbërjen kimike të sojës. Kjo metodë unike rrit biodisponibilitetin e përbërësve aktivë që gjenden në Femarelle® Rejuvenate.
Vitaminat B2 & B7 kontribuojnë në funksionimin normal të proceseve metabolike që synojnë prodhimin e energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor dhe ruajtjen e lëkurës së shëndetshme.
Vitamina B2 gjithashtu kontribuon në metabolizmin normal të hekurit, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në ruajtjen e shikimit normal.
Biotina (vitamina B7) kontribuon në ruajtjen e flokëve të shëndetshëm, metabolizmin normal të makronutrientëve dhe funksionin normal psikologjik.
- Vitamina B2 dhe B7, ekstrakt soje dhe fara liri
- Reduktimi i lodhjes
- Funksionimi normal psikologjik
- Shëndeti i flokëve dhe lëkurës
- Për femrat mbi 40 vjeç
- Pa gluten
Udhëzime mbi përdorimin
Të merret dy herë në ditë,1 në mëngjes dhe 1 në mbrëmje, çdo 12 orë, me pak ujë. Mund të merret me ose pa ushqim. Është e rëndësishme të merren të dyja kapsulat për efekt optimal.
Në rast se ju humbisni një dozë, merrni kapsulën sa më shpejt të jetë e mundur dhe më pas ndiqni dozën normale.
Ju nuk keni nevojë të merrni një dozë të dyfishtë për të kompensuar një dozë të humbur.
Ky produkt nuk është i përshtatshëm për gratë shtatzëna, gratë gjidhënëse dhe fëmijët nën 12 vjeç.


Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin