Dompe – Fluifort shurup

(1 përshtypje mbi produktin)

859 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Indikacionet terapeutike
Mukolitik, fluidifikues në çrregullimet respiratore akute dhe kronike.

Dozimi dhe mënyra e dhënies
Brenda kutisë gjendet një enë dozuese i graduar në ml.
Për të hapur amballazhin është e nevojshme që të shtypet me forcë tapa dhe të rrotullohet njëkohësisht në të kundërt të akrepave të ores(anti-orar).

  • Të rriturit : 15 ml 2-3 herë në ditë ose sipas përshkrimit të mjekut.
  • Fëmijët:
    • Mbi 5 vjeç: 5 ml 2-3 herë në ditë ose sipas përshkrimit të mjekut,
    • Nga 2 deri në 5 vjeç: 2.5 ml 2-3 herë në ditë ose sipas përshkrimit të mjekut.

Në bazë të karakteristikave farmakokinetike dhe të tolerancës së lartë,doza dhe mënyra e dhënies mund të ruhet edhe në pacientët me insufiçencë renale dhe hepatike.

Kohëzgjatja e trajtimit:
Karbocisteinë kripë e lizinës monohidrat mund të përdoret edhe për periudha të gjata kohore, në këto raste duhet të ndiqet këshilla e mjekut.

Kundërindikacionet

  • Mbindjeshmeria ndaj principit aktiv ose ndonjërit prej përbërësve.
  • Ulçera gastroduodenale.
  • Shtatëzënia dhe ushqyerja me gji.
  • Fëmijët me moshë nën 1 vjeç.

Paralajmerime tëveçanta dhe masa paraprake për përdorim.
Nuk vërehen shenja të vartësisë.
Pacientët me probleme të rralla të intolerancës ndaj glukozës, keqabsorbimit të glukozës – galaktozës ose insufiçencë e enzimës saharoze – izomaltoze nuk duhet të marrin këtë bar.
Bari përmban metil para – idroksibenzoat, i njohur për aftësine për të shkaktuar urtikarie.
Në përgjithësi para – idroksibenzoati mund të shkaktojë reaksione të vonuara, tipe të dermatit të kontaktit dhe rrallë reaksione të menjëhershme me shfaqje të urtikaries dhe bronkospazmes.
Fluifort 90mg/ml shurup nuk përmban glutine, prandaj mund të përdoret tek pacientët me sëmundje celiake. Fluifort 90mg/ml shurup nuk përmban aspartame, prandaj mund të përdoret në pacientët e prekur nga fenilketonuria.

Ndërveprimet me barnat e tjerë dhe format e tjera të ndërveprimit
Në studimet klinike të kontrollit nuk janë vërejtur ndërveprime me barnat e tjerë dhe format e tjera të ndërveprimit.
Në studimet klinike të kontrollit nuk janë vërejtur ndërveprime me barnat më të zakonshëm që përdoren për trajtimin e çrregullimeve të rrugëve të sipërme dhe të poshme respiratore apo me ushqimin.

Shtatëzënia dhe ushqyerja me gji.
Edhe pse principi aktiv nuk rezulton të ketë ndikim teratogjen ose mutagjen dhe nuk ka demostruar efekt negativ mbi funksionin riprodhues të kafshëve, Fluifort nuk duhet dhënë gjatë shtatëzënise.
Edhe pse nuk ka të dhena që të provojnë kalimin e karbocisteinës kripë e lizinës monohidrat në qumështin e nënës,përdorimi gjate ushqyerjes me gji është i kundërindikuar.

Ndikimi mbi aftësitë drejtuese të makines dhe përdorimit të makinerive të ndryshme.
Nuk janë raportuar, nuk janë parashikuar efekte negative të barit mbi aftësitë drejtuese të makinave ose përdorimit të makinerive të ndryshme.

Efektet e  padëshiruara
Eksperienca që vjen nga komercializimi i Fluifort thekson që shfaqja e efekteve të padëshiruara është shumë e rrallë.
Bazuar në vlerësimin e pacientëve të ekspozuar, raportet spontane të efekteve të padëshiruara janë raportuar  në më pak se një pacient për nje milion pacientë të ekspozuar.
Në shumicën e rasteve simtomat kanë karakter tranzitor dhe janë rezultat i ndërprerjes së terapisë dhe në disa raste, me trajtimin farmakologjik specifik.

Reaksione negative të vërejtura gjatë përdorimit të Fluiforte, të gjitha shumë të rralla (incidenca < 1/10 000), janë si më poshtë :

lëkurë : rash kutan, urtikarie, eritemë, ekzantemë, ekzantemë /eritemë bulloze, prurit, angioedeme, dermatite.

Sistemi tretës : dhimbje barku, të përziera, të vjella, diarre.

Sistemi nervor : vertigo.

Sistemi respirator : dispne.

Është raportuar vetëm një rast me hypogeusia dhe parosmia në një pacient trajtuar me doza më të larta nga ato të rekomanduara.

Reaksionet e rralla anësore me gravitet të lartë (vetëm tre sinjalizime) përfshijnë vetëm raste me reaksione në lëkurë (urtikarie, eritemë, dhe/ose ekzantemë, edhe bulloze).
Bari përmban metile p-idrossibenzoato, që njihet për mundësinë për të shkaktuar urtikarie.
Në përgjithesi para-hidroksibenzoati mund të shkaktojë reaksione të vonuara, të tipit të dermatitit të kontaktit dhe rrallë reaksione të menjëhershme me manifestime të urtikaries dhe bronkospazmës.

Mbidozimi
Janë raportuar raste të rralla të reaksioneve të padëshiruara në pacientë trajtuar me doza të Fluifort 2-3 herë më të larta nga ato të rekomanduara.
Në asnjërin nga rastet reagimet nuk ishin të rënda.
Simptomat e raportuara në këto raste të mbidozimit përfshijnë kryesisht reaksione të lekurës, me dy raste të vetme të vërejtura, përkatësisht, në sistemin gastointestinal dhe alterim të sistemit të ndjeshmërisë. Gjithashtu është raportuar një rast i një djali 9 vjeçar trajtuar me një dozë të papërshtatshme për moshen (2.7 grammi/dite për një marrje).
Pacienti paraqiti të vjella të persëritura menjëherë pas marrjes së barit.
Nuk ekziston një antidot specifik : këshillohet bërja e lavazhit të stomakut si dhe terapia mbështetëse.

Informacioni farmaceutik
Lista e përbërësve
Saharozë, aromë natyrale qershie, metil para-hidrosibenzoat, karamel, ujë i purifikuar.

Periudha e vlefshmërisë
Data e skadencës i referohet produktit në formen e mbyllur në kuti.

Masa të veçanta për ruajtjen e produktit.
Temperatura nuk duhet të kalojë 25 Gradë Celcius.

0/5 (0 Reviews)
Firma

Dompe

Forma

Shishe

Sasia

200ml

Pështypjet mbi produktin
  • 5
    vlerësime
  • 5 Yje
    50%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
1 përshtypje për Dompe – Fluifort shurup
  • . (blerës i verifikuar)

    Sherbimi perfekt

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Jepni mendimin tuaj

LART