Përshkrimi i Produktit
Dermedic Hydrain Micellar Water
Ky ujë micelar largon grimin dhe të gjitha papastërtitë, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Micelat mundësojnë largimin e papastërtive pa pasur nevojë për fërkim të tepërt të lëkurës me pambuk.
Formula hipoalergjike me ujë termal nuk irriton sytë dhe është e përshtatshme edhe për lëkurë shumë të ndjeshme.
Acidi Hialuronik dhe kompleksi Hydroveg® VV ndihmojnë në zbutjen e lëkurës dhe ruajtjen e hidratimit të shtresës korneale, pa shkaktuar tharje.
Produkti nuk bllokon poret dhe nuk lë shtresë në lëkurë. Është testuar tek persona që përdorin lente kontakti.
Përfitimet kryesore
- Largon grimin dhe papastërtitë në mënyrë efektive.
- Nuk irriton sytë.
- Hidraton dhe zbut lëkurën.
- Nuk shkakton tharje të lëkurës.
- Nuk bllokon poret.
- Nuk lë shtresë në lëkurë.
- I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme.
- I testuar tek përdoruesit e lenteve të kontaktit.
- Hipoalergjik.
Karakteristikat kryesore
- I rekomanduar për pastrimin e përditshëm të fytyrës dhe zonës së ndjeshme rreth syve.
- I përshtatshëm për lëkurë të dehidratuar, të thatë dhe shumë të thatë.
- I rekomanduar edhe për persona me lëkurë të ndjeshme ndaj produkteve tradicionale për heqjen e grimit.
Përbërësit aktivë
- Micela
- Ujë termal
- Acid Hialuronik
- Hydroveg® VV complex
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Lagni një copë pambuku me ujë micelar dhe pastroni fytyrën, qafën dhe dekoltenë butësisht dhe ngadalë.
Vendosni pambukun e lagur mbi qepallë dhe largoni grimin me lëvizje vertikale të buta.
Shpëlajeni fytyrën me ujë ose me një produkt të butë pastrues.

Pështypjet mbi produktin
2 përshtypje për Dermedic – Hydrain Micellar Water
Megi T. (blerës i verifikuar) –
E perdor prej me shume se 1 viti dhe per lekure te thate, sidomos ne dimer eshte perfekt si heqes make up-i. Nuk ta le fytyren te thate apo te terhequr.
Vojsava E. –
Super produkt
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin