Përshkrimi i Produktit
Vitamina D është përgjegjëse për shumë procese në organizmin e njeriut. Kontribuon në zhvillimin normal të kockave dhe dhëmbëve, funksioneve të muskujve dhe në një sistem imunitar të shëndetshëm. Gjithashtu kjo vitaminë është e rëndësishme për absorbimin normal dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit nga organizmi – këto të fundit luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në metabolizmin e kockave.
Rreth 80% e vitaminës D prodhohet në trup nga lëkura me ndihmën e rrezeve të diellit. 20% duhet të merret nëpërmjet ushqimit. Të porsalindurit në veçanti kanë një nevojë të shtuar për vitaminë D. Për shkak se qumështi i gjirit nuk përmban sasi të mjaftueshme të vitaminës D dhe lëkura delikate e fëmijëve nuk duhet të ekspozohet në mënyrë direkte në diell, suplementimi e vitaminë D është i dobishëm. D3 junior nga Denk është një suplement i përshtatur për nevojat e të porsalindurve dhe fëmijëve dhe plotëson nevojat ditore me vitaminë D.
- E përshtatshme për të porsalindur dhe fëmijë nën 5 vjeç
- 1 tabletë përmban 12,5 µg Cholecalciferol / 500 I.E. vitaminë D3
Udhëzime mbi përdorimin
Një tabletë në ditë tretet në një lugë me ujë – luga i jepet fëmijës menjëherë. Preferohet në mes të vaktit
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin