Përshkrimi i Produktit
Cytoplan Nutri Bears Multivitamin For Kids
Nutri Bears janë xhelatina multivitaminoze me shije luleshtrydheje në formë arushi, të krijuara për fëmijë të moshës 3 vjeç e lart, por janë të përshtatshme edhe për fëmijë më të rritur. Ato ofrojnë një spektër të gjerë vitaminash dhe mineralesh thelbësore për të ndihmuar në plotësimin e mungesave ushqyese, veçanërisht në rastet kur dieta nuk është gjithmonë e ekuilibruar.
Multivitaminat përtypëse Nutri Bears për fëmijë janë formuluar me kujdes për të ofruar mbështetje të plotë ushqyese për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Ato ofrojnë një përzierje gjithëpërfshirëse të lëndëve ushqyese thelbësore që punojnë së bashku për të mbështetur energjinë, rritjen dhe imunitetin e fëmijës.
Karakteristikat kryesore
- Format xhelatinash të shijshme dhe të përtypshme që fëmijët i shijojnë.
- Pa ngjyrues dhe aromtizues artificial.
- I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.
- Ngjyra e kuqe natyrale vjen nga karrota e zezë dhe piperi i kuq, aroma vjen nga lëngu i koncentruar i luleshtrydhes.
Përfitimet kryesore
- Mbështet shëndetin imunitar (Vitamina D, A, C).
- Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave (Vitamina D dhe K në lidhje me dietën).
- Kontribuon në metabolizmin e energjisë (kompleksi i vitaminave B).
- Mbështet zhvillimin dhe rritjen e trurit (Hekur, jod, zink).
Udhëzime mbi përdorimin
1 arush për 10-15 kg peshë trupore. Merreni me ushqim ose sipas udhëzimeve të një mjeku.
- Fëmijët 3-5 vjeç: 1 arush në ditë.
- Fëmijët 6-8 vjeç: 2 arush në ditë.
- Fëmijët 9-12 vjeç: 3 arush në ditë.
Mbajeni në vend të freskët, të thatë dhe larg rrezeve të diellit. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin