Përshkrimi i Produktit
Cytoplan – Advanced Multi
Advanced Multi është multivitamina “plus” me përqendrimin më të lartë e optimal, me lëndë ushqyese shtesë të synuara, për të mbështetur një gamë të gjerë proceseve dhe nevojash të organizmit. E projektuar për ata që duan mbështetjen më të plotë dhe me përqendrim maksimal çdo ditë, ose edhe për ata me probleme specifike shëndetësore që duan të optimizojnë sistemet kryesore të trupit, përfshirë metilimin. E dizenjuar klinikisht nga ekspertët tanë të ushqyerjes, çdo lëndë ushqyese është përzgjedhur me kujdes për potencën dhe efikasitetin e saj, e kombinuar në raportet e duhura për të vepruar në sinergji me sisteme të shumta të trupit, duke ofruar zgjidhjen përfundimtare për shëndetin e plotë.
Mbështet një gamë të gjerë proceset dhe nevojat e organizmit. Formula përfshin 2000IU vitaminë D, të kombinuar me 50mcg vitaminë K2 në raportin optimal për funksionin e kockave, të zemrës dhe të sistemit imunitar, së bashku me vitaminë A të parapërftuar për shikimin, lëkurën dhe imunitetin. Mbështet gjithashtu prodhimin e energjisë, ekuilibrin hormonal dhe detoksifikimin.
Advanced Multi përdor forma lëndësh ushqyese shumë të përthithshme dhe bio-efektive në të gjithë formulën, duke ndihmuar në ruajtjen e ushqyerjes optimale, ndërkohë që mbështet proceset thelbësore biokimike dhe metabolike të organizmit.
Format aktive të folatit (metilfolat) dhe vitaminës B12 (metilkobalamin) mbështesin metilimin, një proces biologjik jetik që të gjithëve na duhet për rritje normale, shëndet kardiovaskular, shëndet të trurit, ekuilibër hormonal dhe imunitar, fertilitet, prodhim energjie dhe detoksifikim. Për shkak të stilit të jetesës moderne dhe ritmit të shpejtuar, si dhe dallimeve gjenetike që shumë njerëz kanë në procesin e tyre të metilimit (p.sh. polimorfizmat MTHFR), metilimi mund të jetë i kompromentuar, duke kërkuar mbështetje shtesë.
Ndryshe nga shumë multivitamina të tjera, Advanced Multi përfshin një përzierje të synuar antioksiduese me NAC, resveratrol, lutein dhe acid alfa-lipoik. Këto përbërës ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe mbështesin plakjen e shëndetshme. NAC, acidi alfa-lipoik dhe molibdeni mbështesin gjithashtu proceset e detoksifikimit të organizmit, për ekuilibër hormonal dhe kimik optimal në trup.
Përfitimet kryesore
- Mbështetje optimale për metilimin – format aktive të folatit (metilfolat) dhe vitaminës B12 (metilkobalamin) mbështesin metilimin, një proces jetik për rritje normale, shëndet kardiovaskular, shëndet të trurit, ekuilibër hormonal dhe imunitar, fertilitet, prodhim energjie dhe detoksifikim.
- Mbrojtje qelizore dhe plakje e shëndetshme – përfshin lëndë ushqyese antioksidante sinergjike si resveratroli dhe NAC, që mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ, duke nxitur vitalitet afatgjatë dhe plakje të shëndetshme.
- Mbështetje e sistemit energjetik – ofron lëndë ushqyese kryesore, përfshirë acidin alfa-lipoik, që nxisin ekuilibrin optimal të glukozës në gjak dhe funksionin mitokondrial për prodhim energjie dhe shëndet metabolik.
- Detoksifikim – lëndë ushqyese si NAC, molibdeni dhe vitamina B6 mbështesin gjithashtu metabolizmin e toksinave dhe hormoneve të tepërta, duke ruajtur ekuilibrin hormonal dhe kimik në trup.
Udhëzime mbi përdorimin
Merrni 1 kapsulë dy herë në ditë me ushqim (në mëngjes dhe pasdite herët), ose siç ju këshillon specialisti.








Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin