Cooper – Tearprol

275 Lekë

Me blerjen e këtij produkti ju përfitoni 6 pikë dhuratë për blerjen e rradhës! Zbulo si funksionon sistemi i pikëve.

Përshkrimi i Produktit

Cooper Tearprol

Tearprol është një zgjidhje viskoze (lot artificial) që zëvendëson lotët natyralë dhe ndihmon në qetësimin, lubrifikimin dhe zvogëlimin e acarimit të syrit në rast të sindromës së syrit të thatë. Formula përmban Dextran 70 (0.1%) dhe Hypromellose (0.3%), të cilat ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit të shtresës së lotit.

Udhëzime mbi përdorimin

1-2 pika në çdo sy, sipas nevojës, për qetësimin e irritimit.

Mos e përdorni më shumë se 28 ditë pas hapjes së shishes për të shmangur infeksionet. Mbajeni në një vend të freskët (më pak se 25°C).

Kujdeset dhe kundërindikacione

  1. Nëse jeni alergjik ndaj ndonjë përbërësi, mos e përdorni.
  2. Mund të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, por vetëm pas këshillimit me mjekun.

Efekte të mundshme anësore

  1. Turbullim i përkohshëm i shikimit.
  2. Ndjesi djegieje ose ngacmimi në sy.
  3. Ndjenjë e thatësisë ose irritim i lehtë.
  4. Në rast përkeqësimi ose dhimbje koke, ndryshim të shikimit ose skuqje, konsultohuni me mjekun brenda 3 ditësh.
Firma

Cooper

Mosha

Të gjithë

Forma

Shishe me Aplikator

Sasia

15ml

Dextran 70 (0.1%) , Hypromellose (0.3%)

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    0 vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin
Bëhu i pari që jep një përshtypje “Cooper – Tearprol”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LART