Përshkrimi i Produktit
Replenishing Vegan Body Butter Vinotherapist™ (250 ml)
Gjalpi i Trupit Vinotherapist lehtëson kruajtjen dhe lë lëkurën të butë. Ofron hidratim intensiv për 24 orë dhe riparon lëkurën e thatë me prirje atopike për rehati afatgjatë. Tekstura e saj e pasur, e mëndafshtë, e pasuruar me lipide bimore, qetëson ndjenjat e kruajtjes dhe shtrëngimit, duke e lënë lëkurën më të ndjeshme dhe më të butë.
- 98% përbërës me origjinë natyrale
- I testuar dermatologjikisht
- Vegane
- Aromë 100% me origjinë natyrale
- Rezultate të dukshme
- 90% qetësues*, 95% kundër kruajtjes*
- Hidratim 24 orë **
Udhëzime mbi përdorimin
Në mëngjes dhe në mbrëmje, aplikoni një sasi të gjalpit të trupit Vinotherapist në duar dhe aplikojeni në të gjithë trupin duke filluar nga këmbët lart. Përqendrohuni në zona të ashpra dhe shumë të thata të trupit si bërrylat dhe gjunjët për t’i rikthyer menjëherë lëkurës suaj rehati dhe elasticitet.
Caudalie Vinotherapist Hand & Nail Repairing Cream (75 ml)
Kremi riparues për duart dhe thonjtë Caudalie Vinotherapist, me përbërësit si Vaji i farës së rrushit, Gjalpi shea dhe Polifenolet është i përshtatshëm për hidratimim e lëkurës së thatë.
Ushqen dhe riparon duart e thata pa i lënë ato të yndyrshme, duke i mbrojtur nga dehidratimi dhe agresorët e jashtëm. Qetëson dhe zbut lëkurën, thonjtë dhe kutikulat forcohen. Formula e tij vegane përmban 98% përbërës me origjinë natyrale.
Kremi i Caudalie është i pasur me duo-n lipidike të vajit të avokados dhe vajit të ullirit që është shumë ushqyes për lëkurën, duke reduktuar shqetësimet, parehatinë dhe duke parandaluar dehidratimin.
Përbërësit
- Vaj nga farat e rrushit: 100% natyral, organik dhe i ekstraktuar në të ftohtë, rigjallërues dhe antioksidant i lëkurës.
- Gjalpë Shea organik: 100% natyral, riparon dhe rigjeneron lëkurën e thatë.
- Polifenolet: të ekstraktuara nga farat e rrushit Francez me veprim të fuqishëm antioksidant. Bllokojne 100% të radikaleve të lira.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni kremin për riparimin e duarve dhe thonjve Vinotherapist sa herë të keni nevojë pa harruar thonjtë dhe kutikulat.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin