- 10%

Caudalie – Vinopure Blemish Control Salicylic Serum

4,248 Lekë

In stock

Përshkrimi i Produktit

Caudalie – Vinopure Blemish Control Salicylic Serum 

Serumi i Caudalie Vinopure Blemish Control Salicylic Serum zvogëlon papërsosmëritë dhe rafinon strukturën e lëkurës, duke ofruar një shkëlqim të shëndetshëm.

Ky trajtim i fuqishëm është i zhvilluar posaçërisht për lëkurën e prirur ndaj akneve përmes fuqisë së përbërësve aktivë me origjinë natyrale. Me një formulë të pasur dhe efektive, ky serum jo vetëm të zvogëlon papërsosmëritë, por edhe zhbllokon dhe ngushton poret. Pas çdo aplikimi, ju do të keni një lëkurë më të shëndetshme, me një strukturë të rafinuar dhe një shkëlqim të bukur natyral. Të gjitha këto përfitime janë të mundura falë produktit jokomedogjen dhe jo fotosensibilizues i testuar dermatologjikisht.

Ky produkt është pjesë e koleksionit Vinopure, me një gamë produktesh nga Caudalie për trajtimin e lëkurës së yndyrshme dhe të prirur ndaj akneve përmes fuqisë së kompozimeve natyrale. Të gjitha produktet nga kjo linjë kanë formula vegane, pa aromë sintetike dhe kryesisht përbërës me origjinë natyrale. Të gjitha paketimet e Vinopure janë formuluar me plastikë dhe qelq të riciklueshëm.

Karakteristikat:

  • Tekstura: serum
  • Trajton problematikat e lëkurës: lëkurë të prirur ndaj akneve, njolla, pore të zgjeruara, sebum i tepërt
  • Koha e aplikimit: mëngjes dhe mbrëmje
  • Mosha: +12
  • Lloji i lëkurës: lëkurë mikse, e yndyrshme dhe e prirur ndaj akneve
  • Përfitimet kryesore: Për lëkurë më të pastër duke reduktuar papërsosmëritë, ofron një shkëlqim të shëndetshëm natyral, zvogëlon poret e zmadhuara
  • Ka një formulë vegane
  • Formuluar pa produkte me origjinë shtazore dhe aroma sintetike.

Përbërësit kryesorë:

  • Acidi Salicilik Natyral, ekstrakti i nxjerrë nga gjethet e gjelbërta të dimrit, ka një veprim eksfoliues në lëkurë. Ndihmon në zhbllokimin e poreve dhe përmirësimin e strukturës së përgjithshme të lëkurës
  • Polifenolet kanë veti të fuqishme antioksiduese që ndihmojnë në kufizimin e oksidimit të sebumit që është përgjegjës për shfaqjen e pikave të zeza. Për më tepër, ky përbërës ka edhe një veprim kundër rrudhave
  • Niacinamidet, të njohura edhe si Vitamina B3, ndihmojnë në ngushtimin e poreve duke ofruar një pamje më të njëtrajtshme dhe unifikuese.

Udhëzime mbi përdorimin

Përdoreni serumin Caudalie Vinopure Blemish Control Salicilik si pjesë e rutinës suaj të mëngjesit dhe të mbrëmjes në lëkurë të pastër dhe të thatë. Aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë, duke lejuar lëkurën të thithë plotësisht formulën përpara se të vendosni hidratuesin tuaj. Plotësojeni aplikiimin e tij me produkte të tjera të së njëjtës gamë për të arritur rezultate sa më optimale.

0/5 (0 Reviews)
Firma

Caudalie

Mosha

Të gjithë

Forma

Flakon me pompë

Sasia

30ml

Lloji i lëkurës

Akneike, E yndyrshme

Aqua/Water, Rosa Damascena Flower Water*, Alcohol*, Niacinamide, Butylene Glycol*, Salicylic Acid, Sodium Hyaluronate, Cymbopogon Citratus Leaf Oil*, Lavandula Hybrida Oil*, Melissa Officinalis Leaf Oil*, Mentha Piperita (Peppermint) Oil*, Pelargonium Graveolens Flower Oil*, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil*, Palmitoyl Grape Seed Extract*, Sodium Hydroxide, Sodium Phytate*, Tocopherol*, Xanthan Gum, Citral*, Citronellol*, Geraniol*, Limonene*, Linalool*.

0/5 (0 Reviews)
Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Caudalie – Vinopure Blemish Control Salicylic Serum”

LART