Bio Planete – Vaj Argani

1,610 Lekë

(Argan Oil)

Out of stock

Join the waitlist to be emailed when this product becomes available

Kategoria: Firma:

Përshkrimi i Produktit

Pema e Arganit me kurorën e madhe karakteristike është një nga pemët më të vjetra në botë. Sot pemët e Arganit mund të gjenden vetëm në jug-perëndim të Marokut,  ku pyjet e tij janë në mbrotje të UNESCO.Së bashku me partnerët Maroken Bio Planete ndihmon kultivimin dhe ri-pyllëzimin e zonës me Argan. Pyllëzimi jo vetëm që ndalon zgjerimin e shkretëtirës por gjithashtu ndihmon me të ardhura dhe gratë e zonës.
Vaji nxirret nga farat me presim në të ftohtë. Duhen rreth 35kg fruta për të marrë 1 litër vaj argani, ja pse është dhe një nga vajrat më të shtrejtë në botë.

Në Europë vaji i Arganit konsiderohet mjaft i çmuar dhe pjesë e rëndësishme e gatimit modern. Ky vaj i jep ushqimit (si sallatat, perimet dhe ëmbëlsirat) një shije autentike orientale.

Vaji i Arganit konsiston nga më shumë se 80% acide yndyrore të pangopur, ku kryesojnë acidi oleik dhe linoleik. Është mjaft i pasur në antioksidant natyral, të cilët janë mjaft të rrallë në vajrat e tjerë bimorë. Përveç cilësive të mira në gatim, përmbajtja e lartë me antioksidantë bën që vaji i Arganit të gjejë përdorim në kujdesin dhe mbrotjen e lëkurës.

Firma

Bio Planete

Mosha

Të gjithë

Forma

Shishe

Sasia

100ml

Energji  3404 kJ (828kcal)
Yndyrna 92g
– të ngopura 17g
– të pangopura 75g
Karbohidrate 0g
– sheqer 0g
Proteina 0
Kripëra 0
Vitaminë E 6 mg (50%*)

Vlerat mesatare për 100ml
* vlera referencë e marrjes ditore për një të rritur (për një dietë ~ 8400 kj / 2000 kCal)

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Bio Planete – Vaj Argani”

LART