BioEarth – Farat Chia

1,770 Lekë

Chia Seeds

Emri Latin: Salvia Hispanica

Origina: Meksika qendrore dhe jugore dhe Guatemala

Pjeset e perdorshme: Farat

Produkt pa gluten.

Produkt 100% bimor

Out of stock

Join the waitlist to be emailed when this product becomes available

Kategoria: Firma:

Përshkrimi i Produktit

I quajtur nga shumë studjues si ushqimi i lashtë i së ardhmes, farat e Chias janë një burim i shkëlqyer ushqimor për njeriun. Chia është një ushqim i lashtë i përdorur nga Aztekët, Majat dhe disa fise autoktone te Indianëve të Amerikës për rreth 4,000 vjet. Këto qytetërime përveç se i përdornin këto fara në ushqimet e përditshme, i kthenin ato në miell, vaj, si dhe i përfshinin në mjekime të ndryshme. Azteket e vlerësonin këtë bimë kaq shumë, saqë ajo mbillej edhe në kopshtin Perandorak, i cili përbëhej vetëm nga bimët më të çmuara të perandorisë.

Përmbajtja dhe efektet në organizëm

Farat Chia përmbajnë një nivel të lartë të vajrave të pasur me Omega 3, 6 dhe 9, si dhe nivele të lartë antioksidantësh. Gjithashtu përmbajnë kalçium, kalium, proteina,  vitamina dhe minerale. Ato përbëhen prej 30% proteina, 30% fiber dhe 30% Omega 3, 6 dhe 9. Një tjetër aspekt ushqyes i farave Chia është përmbajtja e lartë e vajrave esenciale, të cilët ndihmojnë trupin në absorbimin e vitaminave A, D, E dhe K.

Farat Chia reduktojnë kolesterolin, kanë elementë antiinflamator dhe antioksidant si dhe ndihmojnë në mirëfunksionimin e trurit. Ato përdoren edhe për probleme të presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, diabetit, osteoporozës, rigjenerimit të qelizave gjatë shtatzanisë, abortit tek gratë, sterilitetit tek meshkujt dhe ndjeshmërisë ndaj infeksioneve.

Për shkak se ato kanë një përbërje të larta me fibra dietike, përdorimi i përditshëm përmirëson në mënyrë të shkëlqyer shëndetin dhe tonifikimin e muskujve të zorrëve. Si një nga ushqimet kryesore për eleminimin e toksinave nga trupi, farat Chia duhet të jenë të pranishme në çdo program detoksifikues që ne përdorim, ato gjithashtu janë një trajtim i jashtezakonshëm për konstipacionin.

Fibrat e farave të Chia thithin lëngje disa herë sa vëllimi i tyre, duke u kthyer në stomak në një lloj pelte që ndihmon parandalimin e enzimave të stomakut të prishin karbohidratet. Nga ana tjetër kjo parandalon karbohidratet të kthehen në sheqerna, gjë që është veçanërisht e dobishme për ata që kanë probleme të sheqerit në gjak.

Studimet që mbështesin efektet fantastike të farave Chia

Kërkimet e kryera nga shkencëtarët biomjekësorë në Universitetin “Southern Queensland” kanë gjetur se konsumi i rregullt i farave Chia ndihmon organizmin të rishperndajë dhjamin që ka krijuar pranë organeve vitale si zemra dhe mëlçia. Kjo çon në mbrojtjen e organeve kryesore nga dëmet e shkaktuara nga obeziteti.

Një studim i kryer nga “Harvard Medical School” tregon se farat Chia mund të ndihmojnë njerëzit me diabet të kontrollojnë sheqerin në gjak dhe të mbrojnë zemrën e tyre. Një dietë e pasur me Chia mund të ulë kolesterolin e dëmshëm (LDL) dhe trigliceridet ndërsa rrit kolesterolin “e mirë” HDL.

Mënyra e përdorimit?

Farat Chia kanë një shije të shkëlqyer, ato mund të përdoren në disa mënyra, në sallatë, në drithëra dhe ushqime të tjera. Ato gjithashtu mund të lihen në një gotë me uje, duke i përzier mirë, për të formuar xhelin Chia, i cili mund të kosumohet në mëngjes esëll dhe gjatë ditës.

Përdorimi i sugjeruar: 2-4 luge supe ne çdo moment te dites.

Efektet anësore të farave Chia: Asnjë i njohur

Firma

Bioearth

Forma

Paketa

Sasia

250g

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “BioEarth – Farat Chia”

LART