Përshkrimi i Produktit
Aloe Vera eshte bime amtare e Gadishullit Arabik dhe Afrikes veriore, por sot gjendet ne mbare boten. Ajo eshte nje bime shume e shkurter pa kercell dhe me shume leng qe rritet ne gjatesi te ndryshme por rralle i kalon 100 cm. Gjethet jane si heshta, te trasha dhe me tul, te gjelbra ne gri-jeshile, me ane te dhembezuara. Lulet dalin nga gjembat, dhe çdo lule ka nje kurore te verdhe 2-3 cm te gjate. Aloe Vera ka nje histori te gjate te konsumit nga njerezit, dhe eshte perdorur shpesh si ilaç bimor. Bima perdoret shpesh ne mjekesine bimore, gjurme te perdorimit te saj gjenden edhe ne papiruset e Egjiptianeve dhe Grekeve te lashte. Thuhet se Aleksandri i Madh ka derguar ushtrine e tij nga Greqia ne nje ishull ne brigjet e Somalise vetem per te marre bimet e saj te Aloes.
Aloe Vera konsiderohet te jete nje bime mrekullish per shkak te perfitimeve te saj te shumta kurative dhe sheruese. Gjethet e Aloe Vera jane te mbushura me nje xhel qe permban vitamina si A, B1, B2, B3, B6, B12, C dhe E, dhe acid folik. Aloe vera permban arginine, e cila eshte nje amino acid bazik qe gjendet ne shumicen e proteinave, serine dhe polisakaride komplekse. Mineralet qe gjenden tek Aloe Vera jane hekuri, natriumi, kalciumi, zinku, kaliumi, dhe magnezi. Te gjitha keto kane perfitime te jashtezakonshme shendetesore.
Ekspertet e shendetit e konsiderojne aloe veran si nje bime mbreselenese dhe te gjithanshme. Ajo eshte e sigurt per perdorim te brendshem dhe te jashtem.
Aloe Vera perdoret kryesisht per ndikimet e saj te jashtme ne lekure, por ajo mund te perdoret gjithashtu edhe per nje sere perfitimesh te tjera si p.sh per te trajtuar kapsllekun kronik, oreksin e dobet, dhe problemet e tretjes. Studimet e fundit kane treguar se ajo eshte duke u perdorur ne trajtimin e artritit, kolesterolit te larte, hipertensionit, çrregullimit te sistemit imunitar dhe diabetit. Ajo raportohet gjithashtu si nje agjent antibakterial dhe antikerpudhe.
Pluhuri Aloe Vera mund te perzihet me uje per te krijuar nje xhel i cili mund te aplikohet per djegie, per lehtesim dhimbjesh dhe per te nxitur sherim me te shpejte. Ajo gjithashtu perdoret per lekure te irrituar nga dielli.
Sipas nje studimi te kryer nga profesore te Universitetit te Shkencave Mjeksore ne Dehli, Indi, pluhuri i gjetheve te aloe vera kryen aktivitet antikonvulsant dhe antioksidant.
Nje studim tjeter i kryer nga Universiteti i Maryland shpjegon se Aloa Vera mund te perdoret per kurimin e plageve te lehta dhe irritimeve te lekures.
Perdorimi i sugjeruar: Rekomandohet 1-5 gram ne dite me uje, lengje frutash, qumesht, kos, embelsira apo ushqime te ndryshme. Ajo mund te shtohet ne vaske per nje banjo me aloe, perzihet me vajra masazhesh, masken e fytyres etj. Pluhuri Aloe Vera mund te perzihet me uje per te krijuar nje xhel i cili mund te aplikohet per nje lekure me te fresket.
Efektet anesore te pluhurit Aloe: Asnje i njohur.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin