Përshkrimi i Produktit
Çdo tabletë e veshur me film përmban 400 mg ibuprofen.
Eudorlin® Extra është një bar antiinflamator, qetësues i dhimbjes dhe ulës i temperaturës së rritur trupore (bar antiinflamator jo steroid, AIJS).
Përdorimet e Eudorlin® Extra
- Dhimbje të lehta deri mesatare;
- Ethe (temperaturë trupore e rritur);
Mos përdorni Eudorlin® Extra:
- Në rast se e dini që jeni alergjikë (të mbindjeshëm) ndaj ibuprofenit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të produktit;
- Në rast se në të kaluarën, pas përdorimit të acidit acetilsalicilik (aspirinës) ose barnave të tjerë antiinflamatorë jo steroidë, keni shfaqur kriza.
- Të astmës
- Enjtje të mebranave mukoze të hundës.
- Reaksione të lekurës;
- Në çrregullime të paqartësuara të formimit të gjakut;
- Në rastet e pranisë së ulçerave aktive ose të ulçerave rekurente në të kaluarën (ulçera peptike) ose në gjakderdhje të stomakut/duodenit (dy apo më tepër episode të veçanta të ulçerimeve ose gjakderdhjeve);
- Në rast se keni vuajtur nga gjakderdhja ose perforimi gastrointestinal, që ka patur lidhje me trajtimin e mëparshëm me barna AIJS;
- Në rast se jeni duke vuajtur nga gjakderdhja në tru (hemoragji cerebrovaskulare) ose hemoragji të tjera aktive;
- Në çrregullimet e formave të rënda të funksionit të veshkave ose mëlçisë;
- Në insufiçiencën kardiake të formës së rëndë;
- Në tremujorin e fundit të shtatzënisë;
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Shtatzënia
Në rast se zbuloni që keni mbetur shtatzënë ndërkohë që përdorni Eudorlin® Extra, duhet të njoftoni menjëherë mjekun.
Eudorlin® Extra mund të përdoret vetëm me këshillën e mjekut në 6 muajt e parë të shtatzënisë.
Për shkak të rrezikut të shtuar për nënën dhe fëmijën, Eudorlin® Extra nuk duhet të përdoret gjatë tremujorit të tretë (fundit) të shtatzënisë.
Eudorlin® Extra bën pjesë në një grup barnash (antiinflamatorët jo steroidë–AIJS) të cilët njihen si dëmtues të pjellorisë tek gratë.
Megjithatë, ky ndikim është i rikthyeshëm pas ndërprerjes së barit.
Ushqyerja me gji
Ibuprofeni dhe metabolitët e tij kalojnë në qumështin e gjirit në sasi të vogla.
Meqënëse deri në këto momente nuk janë përshkruar raste të ndikimit negativ mbi fëmijën, në rastet e përdorimit afatshkurtër të ibuprofenit, nuk është e nevojshme që të ndërpritet ushqyerja me gji. Sidoqoftë, kur ibuprofeni duhet të përdoret për një kohë të gjatë ose me doza të larta, duhet marrë në konsideratë shkëputja (heqja) e fëmijës nga gjiri.
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të çdo lloj bari.
Udhëzime mbi përdorimin
Fëmijë dhe të rinj mbi 12 vjeç, të rritur ½ – 1 tabletë (e barabartë me 200 – 400 mg ibuprofen) deri 3 here ne dite (e barabartë me 1200 mg ibuprofen).
Në rast se keni marrë një dozë të vetme maksimale, duhet të prisni të paktën 6 orë përpara se të merrni dozën tjetër.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin