Përshkrimi i Produktit
Avene – Hydrance Hydrating Aqua Cream-in-Gel
Një trajtim gjithëpërfshirës i frymëzuar nga përgatitjet Aziatike, i formuluar në Japoni dhe i prodhuar në Francë. Tekstura shumë e freskët aqua-gel i jep lëkurës një ndjesi të mëndafshtë. Ky xhel është i indikuar për të gjithë tipet e lëkurave të ndjeshme të dehidratuara.
Kjo përkujdesje e plotë hidraton, zbut dhe detoksifikon lëkurën, në një gjest të vetëm falë:
- Kompleksit të patentuar Cohederm, i cili ofron hidratim intensiv
- Ujit Termal Avene, kundër irritimeve, i cili zbut menjëherë
- Kombinimi i Pre-Tocopheryl dhe Dextran Sulfate, që ndihmon në luftimin e sulmit të radikaleve të lira.
Mund të përdoret si:
- Një përkujdesje ditore
- Maskë nate
- Përkujdesje për konturin e syve
Udhëzime mbi përdorimin
Në mëngjes aplikoni një shtresë të hollë në fytyrë, sy dhe qafë. Masazhojeni derisa të përthithet. Në darkë aplikoni një shtresë të trashë dhe lëreni gjithë natën.
Pështypjet mbi produktin
2 përshtypje për Avene – Hydrance Hydrating Aqua Cream-in-Gel
Anonymous (blerës i verifikuar) –
Sapo e kam marre kete produkt dhe duhet te them qe me befasoi. Ne paketim thote qe rekomandohet per lekura te dehidratuara. Une kam lekure mikse ne te yndyrshme dhe ky ishte fiks sic e doja une, eshte shuuume i lehte nuk e yndyros fytyren(mjafton sh sh pak per te lyer fytyren,qafen dhe dekolten), ka nje arome te lehte te fresket dhe fytyra duket mat sikur nuk e ke lyer fare dhe nuk e than ate.
Vajza ju rekomandoj ta provoni sps ja vlen.
Ergisa T. (blerës i verifikuar) –
Multifunksional per fytyren, syte dhe qafen, hidratues shume i mire. Worth it!
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin