Përshkrimi i Produktit
Avene – Cleanance Xhel larës për lëkura të yndyrshme dhe me akne
Avene Cleanance xhel larës pa sapun, eleminon tepricën e yndyrës dhe pastron epidermën. Kombinon një numër përbërësish për të luftuar shfaqjen e akneve pa e tharë lëkurën. Me një pH neutral që respekton balancën natyrale të lëkurës. Mund të përdoret në kombinim me trajtime të tjera kundër akneve.
Për trajtimin e akneve shiko – Avene Cleanance Comedomed
Përbërësit kryesorë
- Monolaurin: redukton tepricën e yndyrës.
- Glukonati i zinkut: qetëson irritimet dhe skuqjet.
Përfitimet kryesore
- Pastrues, falë bazës së butë pastruese.
- Uji termal zbut dhe qetëson lëkurën.
- Respekton balancën natyrale të lëkurës dhe zvogëlon prodhimin e tepruar të sebumit.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në mëngjes dhe/ose darkë në fytyrë të lagur, shpëlajeni me kujdes dhe fshijeni pa e fërkuar lëkurën.

Pështypjet mbi produktin
14 përshtypje për Avene – Cleanance Xhel larës për lëkura të yndyrshme
Erida K. –
Super produkt. E le fytyren shume te bute dhe pastron ne thellesi. Ja vlen.
Ergisa T. (blerës i verifikuar) –
Ky lares eshte perfekt per lekura te yndyrshme dhe super ekonomik!
Artila H. (blerës i verifikuar) –
?
MEGI E. (blerës i verifikuar) –
Super ! Perfekt per fytyra te yndyrshme e me tendence akneike
Grisida B. (blerës i verifikuar) –
Laresi perfekt dhe ekonomik per fytyra te yndyrshme si e imja :)
Elona B. (blerës i verifikuar) –
Lares shume i mire per lekurat e yndyrshme. Pastron lekuren dhe nuk e than ate. Ulet mundesia e riperseritjes se akneve
BLERTA M. –
Pastrues shume i mire per lekura te yndyrshme dhe mikse ; pa parabene ,sulfate, dhe silikone .
Iljada B. –
Fytyrat mikse i than shum, ato te yndyrshme eshte super
Miranda D. –
Me ka ndihmuar shume me yndyren e tepert ne lekure.
Romina –
Laresi me i mire qe kam perdorur. Te le nje ndjesi butesie ne lekure dhe pastron ne thellesi, ka super efekt ua sugjeroj ??
Sigi Z. (blerës i verifikuar) –
Super për lëkurat me yndyrë, efekt super pozitiv, ja u rekomandoj ?
Bardha –
Super produkt larsi pefekt kam vite qe e perdor
Anxhela A. –
Super
A B. –
Pastron lekuren pa e thare,ideale per lekura te yndyrshme,
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin