Aspirin protect – tableta 100mg

214 Lekë

In stock

Përshkrimi i Produktit

Përbërja: Përbërësi aktiv farmaceutik është acidi acetilsalicilik.
1 tabletë gastrorezistente përmban 100 mg acid acetilsalicilik.

Aspirin Protect 100 mg frenon grumbullimin dhe ngjitjen e pllakëzave të gjakut (trombociteve), duke parandaluar kështu formimin e trombeve në gjak (frenues i agregimit trombocitar).

Aspirin Protect 100 mg përdoret për:

  • Angina pectoris të paqëndrueshme (dhimbje gjoksi si rrjedhojë e qarkullimit jo të mirë në vazat koronare të zemrës)
  • si pjesë e mjekimit standart;
  • Infarktin akut të miokardit si pjesë e mjekimit standart;
  • Parandalimin e ripërsëritjes së infarktit të miokardit pas një infarkti të mëparshëm (profilaksia e ri-infarktit);
  • Pas operacioneve ose në ndërhyrje të tjera në vazat arteriale të gjakut (p.sh. në bypass venoz aortokoronar [ACV8], në angioplastikë koronare transluminale perkutane [PTCA]);
  • Parandalimin e krizave kalimtare ishemike (TIA) dhe infarktit cerebral që ndjekin shfaqjen e shenjave të fazave pararendëse (p.sh. shenja të përkohëshme të paralizës në fytyrë, në muskujt e krahëve ose në humbjen e përkohëshme të shikimit).

Kujdes: Aspirin Protect nuk përdoret në trajtimin e dhimbjes.

2. Çfarë duhet të dini përpara përdorimit të Aspirin Protect 100mg?

Aspirin Protect 100 mg nuk duhet të përdoret: 

  •  Nëse jeni i mbindjeshëm (alergjik) ndaj acidit acetilsalicilik, salicilateve ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Aspirin Protect 100 mg;
  •  Nëse në të shkuarën keni pasur reaksion ndaj disa lloj barnash që përdoren kundra dhimbjes, temperaturës apo inflamacionit (salicilate ose anti-inflamatore të tjerë josteroid), shoqëruar me kriza astme ose me reaksione të tjera mbindjejshmërie (alergjike);
  • Nëse vuani nga ulçera akute gastrike ose duodenale;
  • Nëse keni një prirje të shtuar patologjike për gjakrrjedhje (diatezë hemorragjike);
  • Nëse vuani nga insufiçienca e rëndë e veshkave ose e mëlçisë;
  • Nëse vuani nga insufiçienca e rënde e zemrës për të cilën nuk po merrni mjekimin e duhur;
  • Nëse po merrni 15 mg ose më shumë metotreksat ne javë;
  • Në tremujorin e fundit të shtatzënisë, në doza mbi 150 mg acid acetilsalicilik në ditë

Kujdes i veçantë kërkohet gjatë përdorimit të Aspirin Protect 100 mg

  • Nëse jeni i mbindjejshëm (alergjik) ndaj analgjezikeve të tjerë, barnave anti-inflamatore ose antireumatizmale si dhe ndaj lëndëve të tjera nxitëse të alergjisë;
  • Nëse vuani nga alergji të tjera (p.sh me simptoma si reaksione në lëkurë, kruarje, acarime etj.);
  • Nëse vuani nga astma bronkiale, ethet e barit, enjtje të mukozës së hundës (polipeve nazale), sëmundje kronike të sistemit të frymëmarrjes;
  • Nëse përdorni njëkohësisht mjekim me antikoagulantë (p.sh. derivate të kumarinës, heparinës , me përjashtim të mjekimit me  doza të ulëta të heparinës):
  • Nëse keni funksion të dëmtuar të mëlçise;
  • Në pacientë me funksion të dëmtar të veshkave apo me funksion të dëmtuar të qarkullimit kardiovaskular (p.sh. sëmundje vaskulare të veshkave, mosfunksionim kongjestiv i zemrës, renie të volumit, kirurgji madhore, sepsis apo episode madhore kardiovaskulare) sepse acidi acetilsalicilik mund të shkaktojë një rritje të mëtejshme të rrezikut për dëmtim të veshkave apo mosfunksionim akut të tyre;
  • Nëse do të kryeni operacion (përfshirë kirurgjinë e vogël si heqjet e dhëmbëve): mund të zgjatet koha e hemorragjisë. Ju lutemi të njoftoni mjekun ose dentistin tuaj nëse keni marrë Aspirin Protect 100 mg;
  • Në pacientë që vuajnë nga pamjaftueshmëria e glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës, acidi acetilsalicilik mund të induktojë hemolizë ose anemi hemolitike. Faktorët që shtojnë këtë rrezik janë doza e lartë, temperaturë apo infeksionet akute.

Fëmijët dhe adoleshentët

Përveç rasteve kur mjeku këshillon ndryshe dhe kur masat e tjera mjekuese kanë dështuar, Aspirin Protect 100 mg nuk duhet të përdoret nga fëmijët dhe adoleshentët në sëmundje të shoqëruara nga ethe. Të vjellat e zgjatura njëherësh me sëmundje të tilla, mund të jenë një shenjë e sindromës Reye, sëmundje kjo shumë e rrallë por kërcënuese për jetën dhe që kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Bashkëveprimi me barna të tjera

Ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse përdorni ose keni përdorur së fundmi barna të tjera, edhe ato që jepen pa recetë.
Efektet e barnave ose të grupit të substancave të mëposhtme mund të ndikohen nga marrja e njëherëshme me Aspirin Protect 100 mg.

Theksim i efekteve të barit, që mund të çojë në një rritje të rrezikut për efekte anësore:

  • Antikoagulantët, (p.sh. kumarina, heparina) dhe barnat trombolitike: acidi acetilsalicilik mund të shtojë rrezikun e hemorragjisë nëse merret përpara mjekimit me antikoagulantë. Nëse i nënshtroheni një mjekimi të tillë, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe shenjave të jashtme ose të brendshme të hemorragjisë (p.sh. mavijosjeve).
  • Frenues të tjerë të agregimit trombocitar (barna që frenojnë koagulimin e tyre, p.sh. tiklopidina, klopidogreli); rritet rreziku i hemorragjisë.
  • Barna që përmbajne kortizon ose substance të përafërta me të (me përjashtim të përdorimit lokal ose në mjekimin zëvendësues me kortizon në sëmundjen e Addisonit): rrezik i shtuar për efekte gastrointestinale.
  • Përdorimi i alkoolit: rrezik i shtuar për ulçera gastrointestinale dhe gjakrrjedhje.
  • Analgjezikë të tjerë, barna anti-inflamatore ose antireumatizmale (anfi-inflamatorët jo steroidë) si dhe barnat anti-reumatizmale në përgjithësi: rrezik i shtuar për ulçera gastrointestinale dhe gjakrrjedhje.
  • Antidiabetikët: mund të ulet niveli i glukozës në gjak.
  • Digoksina (bar që rrit forcën tkurrëse të zemrës).
  • Metotreksati (bar që përdoret për trajtimin e kancerit dhe për dise çregullime reumatike).
  • Acidi valproik (bar që përdoret për të trajtuar konvulsionet tepilepsinë).
  • Frenuesit selektiv të rikapjes së serotoninës (disa Iloj medikamentesh që përdoren në trajtimin e depresionit): rrezik i shtuar për gjakrrjedhje gastrointestinale.

Dobësimi i efekteve:

  • Disa barna që rrisin diurezën (antagonistët e aldosteroni p.sh. spironolaktoni dhe kanrenoate, dhe diuretikët e ansës p.sh.: furosemidi).
  • Disa barna antihipertensive (veçanerisht ACE-inhibitorët).
  • Barnat që nxisin eleminimin me urinë të acidit urik (p.sh. probenecidi, benzbromaroni).

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji 

  • Nëse gjatë trajtimit me Aspirin Protect 100 mg zbuloni se jeni shtatzënë ju lutemi të njoftoni mjekun tuaj menjëherë.
  • Në tremujorin e parë dhe të dytë të shtatzënisë Aspirin Protect 100 mg mund të merret vetëm me përshkrim nga mjeku.
  • Në tremujorin e fundit të shtatëzanisë, acidi acetilsalicilik, përbërësi aktiv i Aspirin Protect 100 mg nuk duhet të merret më shumë se 150 mg në ditë, për arsye të rrezikut në rritje për ndërlikime për nënën dhe fëmijën përpara dhe gjatë lindjes. (shikoni gjithashtu “… nuk duhet të përdoret”). Gjatë tremujorit të fundit të shtatzenisë dozat deri ne 150 mg në ditë mund të merren vetëm me përshkrim nga mjeku juaj.
  • Sasi të vogla të përbërësit aktiv acidit acetilsalicilik dhe metaboliteve të tij kalojnë ne qumështin e gjirit. Përderisa asnjë efekt i rëndësishëm nuk është raportuar në fëmijë, zakonisht nuk është e nevojshme të ndërpritet ushqyerja me gji, nëse doza ditore nuk i kalon të 150 mg. Nëse merren doza një të larta se 150 mg në dite, ushqyerja me gji duhet të ndërpritet.

SI DUHET TË PËRDORET ASPIRIN PROTECT 100 MG?

Aspirin Protect duhet të merret saktësisht ashtu si këshillohet në fletëudhëzuesin e të sëmurit. Ju lutemi të pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni të sigurt si duhet të përdoret bar.

Nëse nuk përshkruhet ndryshe nga mjeku, doza e zakonshme është:

  • Në Angina Pectoris të paqëndrueshme (dhimbje gjoksi e shkaktuar nga qarkullim jo i mirë në vazat koronare të zemrës).
    Këshillohet një Aspirin Protect në dite (e barasvleshme me 100 mg acid acetilsalicilk në ditë).
  • Në infarktin akut të miokardit
    Këshillohet një Aspirin Protect në ditë (e barasvleshme me 100 mg acid acetilsalicilk në ditë)
  • Parandalimi i përsëntjes së infarktit të miokardit pas një infarkti të mëparshëm.
    Këshillohet një dozë ditore me 3 Aspirin Protect 100 mg në dite (e barasvlerëshme me 300 mg acid acetilsalicilk në ditë).
  • Pas operacioneve ose në ndërhyrje të tjera në vazat arteriale të gjakut (p.sh. në bypass venoz aortokoronar [ACVE3], në angioplastikë koronare transluminale perkutane [PTCA]).
  • Këshillohet një Aspirin Protect 100 mg në ditë (e barasvIerëshme me 100 mg acid acetilsalicilk në ditë). Koha më e përshtatshme për fillimin e mjekimit me Aspirin Protect 100 mg pas bypass-it venoz aortokoronar, është 24 orë pas operacionit.
  • Për të parandaluar krizat ishemike kalimtare dhe infarktet e trurit që ndjekin shfaqjen e fazave para-ardhëse.
    Këshillohet një Aspirin Protect në dite (e barasvlerëshme me 100 mg acid acetilsalicilk në ditë).

Kohëzgjatja e mjekimit

Aspirin Protect 100 mg është menduar për përdorim afatgjatë. Mjeku që ju ndjek duhet të vendosë për kohëzgjatjen e mjekimit.

0/5 (0 Reviews)
Firma

Bayer

Lënda vepruese

Acid Acetilsalicilik

Forma

Tableta

Sasia

30

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Aspirin protect – tableta 100mg”

LART