Përshkrimi i Produktit
Xhel ndihmës në proceset e rigjenerimit të mukozes orale. Efikasitet përmes shpejtësisë dhe sigurisë maksimale.
Mekanizmi i veprimit:
Aminogam vepron përmes:
- Veprimit mekanik mbrojtës
- Ruajtjes së kushteve ideale të lagështirës
Indikacionet terapeutike
Përdoret si ndihmës i proceseve rigjeneruese të mukozës orale në:
- Kirurgjinë orale (mbrojtje e plagëve kirurgjikale dhe suturave)
- Kirurgjine ekstraktive (rigjenerim i alveolave dhe parandalim i alveolitit post-ekstraktiv)
- Kirurgjinë rigjenerative, paradontale dhe implantuese
- Kirurgjine minore dhe madhore ma lazer
- Traumat ortodentike dhe nga protezat
- Mbrojtjen e monkonit vital në pacientët me proteza fikse dhe mbindjeshmëri të dentinës
- Lezionet ulcerativo-buloze të mukozës orale me origjinë të ndryshme (autoimune vaskulare infektive)
Kundërindikacionet
- Mbindjeshmëria ndaj përbërësve të produktit
- Nuk janë vërejtur fenomene të mbidozimit
- Nuk janë vërejtur efekte anësore
- Nuk janë vërejtur ndërveprime me barna të tjerë
Aminogam është një produkt që karakterizohet nga një tolerance e lartë, megjithate rrallë janë vërejtur reaksione të tipit lokale dhe fenomene të mbindjeshmërisë,që eleminohen në mënyrë spontane.
Papajtueshmeria
– Produkti tolerohet edhe në rast dhënie së bashku me barna anti-inflamatore
– Edhe pse nuk jane vërejtur efektet anësore gjate shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji produkti mund të përdoret në këto raste vetëm sipas udhëzimit të mjekut.
Mënyra e përdorimit:
- Lani mirë duart përpara cdo përdorimi
- Aplikoni një sasi xheli mbi mukozën e dëmtuar, masazhojeni butë me një gisht duke realizuar shpërndarjen e produktit mbi sipërfaqen e prekur.
- Përsërisni trajtimin pas cdo vakti kryesor të ushqyerjes pasi të keni siguruar më parë një higjenë korrekte orale. Trajtimi mund të vazhdojë për 3-4 javë deri në eleminimin e simtomave. Përdorimi mbi 30 ditë i produktit duhet të realizohet vetëm nën kontrollin e mjekut.
- Këshillohet që të mos përdoren ushqime, pije ose shpëlarje të gojës për të paktën 1 ore pas aplikimit të aminogam.
Kujdesi gjatë përdorimit:
- Të mos përdoret në rast se konfeksioni është i hapur ose i demtuar
- Të mos përdoret mbas datës së skadencës të shënuar në kuti
- Tubeti duhet të mbyllet mire pas përdorimit
- Mbajeni larg lagështirës dhe nxëhtësisë
- Mbajeni larg vendeve të arritshme nga femijet
- Te mos sterilizohet
- Për përdorim të jashtëm
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin