Alkaloid – Caffetin

124 Lekë

Përshkrimi i Produktit

Një tabletë përmban: 250 mg paracetamol, 210 mg propifenazon, 50 mg kafeinë dhe 10 mg kodein fosfat seskuihidrat.

Caffetin është një bar i kombinuar me veprim analgjezik.
Efektet analgjezike janë të vërtetuara për paracetamol, propifenazon dhe për kodeinë, ndërsa kafeina e zbut veprimin e tyre.

Kur përdoret Caffetin?

Caffetin mund të përdoret për trajtimin e dhembjeve të ndryshme si kokëdhembja, dhembjet e dhëmbit, migrena, neuralgjia, ishialgjia, dhembjet postoperative, dhembjet posttraumatike dhe dhembjet menstruale.

Çfarë duhet të dini para se të përdorni Caffetin?

Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Caffetin?

  • Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cilindo përbërës të Caffetin-ës të përmendura më parë.
  • Nëse keni çrregullime të rënda të veshkave;
  • Nëse keni porfiri ose mungesë të enzimit glukozo-6-fosfat dehidrogjenazë, e cila është e rrallë, sëmundje metabolike e trashëguar;
  • Nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse.
    Caffetin-a nuk duhet të përdoret te fëmijët nën moshën 12 vjeçare.

Përkujdesje të veçanta me Caffetin:

  • Nëse jeni alergjik në analgjetikët e tjerë;
  • Nëse keni sëmundje të veshkave, të mëlçisë ose sëmundje kronike respiratore, duke e futur edhe astmën;
  • Nëse keni sëmundje të gjakut (mund të jetë e nevojshme monitorimi i pasqyrës së gjakut);
  • Nëse keni ulcerë të stomakut ose gjakosje gastrointestinale;
  • Nëse jeni abuzues i alkoolit;
  • Nëse jeni i tensionuar, nervoz, ose nëse keni dridhje, tension të lartë të gjakut ose pagjumësi.
    Ky bar duhet të përdoret me kujdes të shtuar te fëmijët mbi 12 vjeç.
    Barnat analgjetike nuk duhet të përdoren te dhimbjet e fuqishme të barkut, sepse këto barna mund ta maskojnë diagnozën e vërtetë.

Përdorimi i Caffetin-ës me ushqime dhe pije

Tabletat e Caffetin-ës mund të merren me ose pa ushqim.
Gjatë marrjes së Caffetin-ës, nuk do të duhej të merren pijet të cilat përmbajnë alkool ose kafeinë (kafja, çaji).

Shtatzënia dhe ushqyerja me gj

Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Tabletat e Caffetin-ës nuk duhet të merren gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.

Ka rëndësi të veçantë nëse  ndërkohë i merrni edhe barnat në vijim:
• Barna që përmbajnë paracetamol ose kafeinë;
• Sedativë, antidepresiv ose barna antiepileptike;
• Barna kundër koagulimi të gjakut;
• Barna tjera analgjetike/antireumatike;
• Rifampicin, isoniazid (antibakterial).

Si të përdoret Caffetin?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Caffetin-a si analgjetik i kombinuar nëse është e nevojshme mund të përdoret si terapi për kohë të shkurtër – nuk është terapi për kohë të gjatë (jo më tepër se 5 ditë).

  • Të rriturit dhe fëmijët mbi 16 vjeç: doza e vetme është 1-2 tableta, në harmoni me intensitetin e dhimbjes.
    Kjo dozë mund të përsëritet 3 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 6 tableta.
  • Fëmijët 12-16 vjeç: ½-1 tabletë, me mundësi të përsëritjes së dozës 3 herë në ditë.
0/5 (0 Reviews)
Firma

Alkaloid

Forma

Tableta

Sasia

12

Pështypjet mbi produktin
  • 0
    vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Përshtypjet

There are no reviews yet.

Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin

Bëhu i pari që jep një përshtypje “Alkaloid – Caffetin”

LART