Përshkrimi i Produktit
Çfarë është ProstaMED
PROSTAMED është një formulë ekskluzive, e cila kombinon shumë ekstrakte bimore në ndihmë të lehtësimit të simptomave urinare të cilat shoqërohen me BPH dhe ngadalëson progresin e saj. Serenoa Repens njihet nga Departamenti i Shëndetësisë Kanadeze si një terapi efektive për simptomat urologjike. Kjo është gjithashtu një terapi gjerësisht e njohur në Europë kundër BPH. Bimët e tjera në këtë formulë ose janë testuar në eksperimente klinike, ose janë testuar gjatë historisë së përdorimit tradicional lidhur me problemet urinare.
Përdorimi
Të rritur: 1 kapsulë 3 herë në ditë, me çdo vakt. Përdoreni për të paktën 3 muaj për efekte të dobishme
A është ProstaMED një alternativë natyrale efektive?
Përbërësit në formulën e Prostamed janë një zgjedhje shëndetësore cilësore dhe natyrale, efektive dhe të bazuara në evidence reale. Prostamed është një produkt unik, novator dhe natyral, për të lehtësuar simptomat urologjike të BPH, që nga më të lehtat, deri te më të rënduarat.
Simptomat e hershme të BPH mund të lehtësohen efektivisht dhe në mënyrë të sigurt nga përbërësit natyralë të Prostamed, pa efekte anësore.
Si funksionon ProstaMED?
Serenoa Repens (Saw Palmetto) është përbërësi kryesor aktiv në formulën Prostamed. Mekanizmi i veprimit të bimës rezulton të jetë ndalimi i konvertimit pararendës të testosteronit në hormonin aktiv. Ulja rezultuese e testosteronit aktiv ndalon mbërritjen e qelizave të prostatës dhe parandalon zmadhimin e mëtejshëm të saj.
Prunus Africana (Pygeum) është një përbërës i rëndësishëm dhe klinikisht i vërtetuar i kësaj formule. Pygeum mendohet se parandalon faktorët e stimulimit të rritjes së qelizave të prostatës. Në bashkëpunim me Serenoa Repens, Pygeum bllokon edhe zmadhimin e mëtejshëm të prostatës dhe progresin e BPH.
Në studimet klinike, këto dy bimë përmirësojnë simptomat e BPH, si:
1) Urinimin gjatë natës
2) Problemet me zbrazjen e plotë të fshikëzës
3) Uljen e rrjedhjes së urinës
Hithra, shqopa, hithra e butë dhe rrushi i arushës, kanë një histori të gjatë përdorimi tradicional kundër çrregullimeve urinare. Hithra njihet nga Departamenti Shëndetësor i Kanadasë si terapi efektive kundër simptomave të BPH. Shqopa dhe hithra e butë janë agjentë plotësues kundër çrregullimeve urinare dhe zmadhimit të prostatës, përfshirë BPH. Bima e rrushit të arushës, ka gjithashtu efekt antiseptik dhe parandalon infeksione të padëshiruara urinare.
Doza e rekomanduar?
Për të qenë optimalisht efektivë, duhet të merren 3 kapsula Prostamed në ditë, një me çdo vakt ushqimi.
Serenoa Repens dhe Pygeum mund të kërkojnë më shumë se 3 muaj kohë për të qenë plotësisht të efektshëm. Nëse simptomat janë ende prezente pas 6 muajsh përdorimi, mund të keni nevojë për mjekime të tjera kundër BPH. Në një rast të tillë konsultohuni me mjekun.
A mund të merret ProstaMED bashkë me produkte të tjera natyrale apo medikamente të tjera?
Përbërësit e përdorur te Prostamed janë të sigurt dhe nuk është raportuar ndonjëherë kundërveprim me terapi të tjera apo mjekime të tjera popullore. Meqenëse Serenoa Repens është po aq e efektshme sa ilaçe të tjera kundër simptomave urologjike të shoqëruara me BPH, teorikisht, mund të ketë efekte lehtësuese shtesë nëse përdoret bashkë me këto mjekime. Në literaturën mjekësore nuk janë raportuar ndonjëherë kundërveprime.
Jetesë e shëndetshme dhe dietë e pasur me ushqyes të shëndetshëm
Zinku dhe likopeni janë ushqyes të njohur për efektet pozitive në shëndetin e prostatës. Marrja e rregullt e këtyre dy ushqyesve në mënyrë të përditshme, ju ndihmon të mirëmbani funksionet e prostatës. Pirja e mjaftueshme e ujit, gjithashtu ndihmon në përmirësimin e rrjedhës së urinës dhe kontrollon mbajtjen e ujit nga trupi.
Zmadhimi i Prostatës
Simptomat e lidhura me zmadhimin e prostatës janë shumë të zakonshme te meshkujt mbi moshën 50. Më shumë se gjysma e burrave mbi 60 vjeç, zhvillojnë prostatë të zmadhuar, një kondicion i njohur hiperplasi beninje e prostatës, ose BPH. Në afat të gjatë, rritja e ngadaltë, po e vazhdueshme e qelizave të prostatës, si përgjigje ndaj testosteronit, çon në rritjen e madhësisë së prostatës. Uretra, që kalon përmes gjëndrës së prostatës kompresohet në sajë të zmadhimit të prostatës, gjë që shkakton simptomat urinare të BPH, si urgjenca për të urinuar, vështirësi urinimi dhe ulje e sasisë së rrjedhës së urinës.
6 këshilla për shëndetin e prostatës
1. Pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës. Uji ndihmon në parandalimin e infeksioneve të fshikëzës dhe problemet që mund të kenë veshkat nga zmadhimi i prostatës. Mos konsumoni lëngje pas orës 19:00
2. Shmangni pijet me kafeine dhe konsumimin e alkoolit. Ata rrisin prodhimin e urinës dhe mund të shkaktojnë bllokim të gjëndrës së prostatës.
3. Merrni dozën e rekomanduar të zinkut. Meshkujt e rritur kanë nevojë për 11 mg zink në ditë.
4. Bëni ushtrime fizike rregullisht. Urina ruhet në trup nëse jeni joaktivë. Edhe një rritje e vogël e aktivitetit fizik mund të bëjë një diferencë të madhe.
5. Shmangni temperaturat e ulëta dhe të ftohtin. I ftohti përkeqëson ndjesinë e urgjencës për të urinuar.
6. Para se të kryeni testin e PSA, shmangni çiklizmin ose aktivitetin biseksual 24 orë para testit. Këto aktivitete mund të rrisin rezultatin e PSA në mënyrë jonormale.
Pështypjet mbi produktin
Përshtypjet
There are no reviews yet.
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin