Përshkrimi i Produktit
Aboca – LibraMed
Libramed, falë Policaptil Gel Retard, vepron në zorrë duke formuar një xhel shumë viskoz, që favorizon kontrollin e pikut të glicemisë pas ngrënies, duke reduktuar sasinë dhe shpejtësinë e përthithjes së karbohidrateve. Kjo gjithashtu çon në një ulje të ndjenjës së urisë dhe përgjumjes pas ngrënies. Për më tepër, me të njëjtin mekanizëm, Policaptil Gel Retard kufizon përthithjen e yndyrave, dhe rregullon konsistencën e jashtëqitjes.
Libramed, i shoqëruar me një dietë të ekuilibruar, marrjen e mjaftueshme të lëngjeve dhe aktivitetin e rregullt fizik, falë mekanizmit të veprimit, rekomandohet edhe për kontrollin e peshës tek të rriturit dhe fëmijët nga 8 vjeç.
Udhëzime mbi përdorimin
Doza e rekomanduar:
- Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 3 tableta para dy vakteve kryesore.
- Fëmijët nga 8 deri në 12 vjeç: 2 tableta para dy vakteve kryesore.
Merrni dozën e rekomanduar me një gotë të madhe ujë, duke u kujdesur që të pini një tabletë në të njëjtën kohë. Mos e përtypni ose thyeni tabletën me dhëmbë. Për ata persona që kanë probleme me gëlltitjen, tabletat Libramed mund të treten në ujë të ngrohtë ose çajra bimorë pa ëmbëlsues, duke i përzier derisa të treten plotësisht. Pija duhet të gëlltitet brenda pak minutash, përpara se të formohet xheli.
Nuk rekomandohet ta merrni gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji.

Pështypjet mbi produktin
2 përshtypje për Aboca – LibraMed
gabriela c. (blerës i verifikuar) –
funksionon mir cmim i mir
Anonim (blerës i verifikuar) –
Per mua ka funksionuar shume mire, kam rene 7 kg. Do te preferoja ta kishit dhe versionin me me shume tableta. Si produkt ja vlen 10/10
Jepni përshtypjen tuaj mbi produktin