Kryefaqja » Pyetjet më të shpeshta

PYETJET MË TË SHPESHTA

Pyetje & Udhëzime

Farma-City është një shërbim që ofron produkte parafarmaceutike të shumëllojshme, shoqëruar me informacionet e nevojshme mbi problematikën që këto produkte trajtojnë.

*Farma-City është një farmaci online, portali i një farmacie fizike të liçensuar për ushtrimin e aktivitetit sipas legjislacionit në fuqi.

Pasi ne ju ofrojmë të gjithë gamën e produkteve 24 orë / 7 ditë në javë  me çmime më ekonomike dhe i sjellim porositë tuaja pranë jush duke ju kursyer në këtë mënyrë kohë dhe para.

Ne shesim online një numër shumë të madh produktesh OTC (over the counter) që shiten pa përshkrimin e mjekut. Për më shumë informacion mbi kategoritë e produkteve dhe firmat e disponueshme shikoni menunë kryesore.

Çdo porosi konfirmohet përpara se të dërgohet me anë të telefonit prandaj është shumë e rëndësishme që numri të jetë i saktë.

Farma-City përgjegjësi të plotë për cilësinë dhe gjendjen e produkteve që shpërndan.

Ju mund ti shikoni të gjithë produktet pa qenë nevoja të regjistroheni por nëse doni të blini dhe të përfitoni nga zbritjet për klientët ju duhet të krijoni një llogari.

Proçesi i blerjes është shumë i thjeshtë:

  1. Gjeni produktet që doni të blini.
  2. Shtoni produktet në shportë.
  3. Nga shporta klikoni “Vazhdo me Pagesën”.
  4. Plotësoni të dhënat në fushat e kërkuara (e nevojshme vetëm blerjen e parë).
  5. Përfundo blerjen.
  6. Prisni për porosinë!

Kostoja e transportit ndryshon në bazë të qytetit dhe në bazë të vlerës së porosisë*.

 

 

Tiranë

Vlera e porosisë (Lekë)Kostoja e transportit (Lekë)
 < 1000200
1000-4000100
4000+FALAS

 

Qytete të tjera

Vlera e porosisë (Lekë)Kostoja e transportit (Lekë)
<1000300
1000-3000200
3000-5000100
5000+FALAS

 

Koha e dorëzimit të porosisë ndryshon sipas qytetit:

Në Tiranë – Porosia dorëzohet për 2-24 orë*.
Në qytet e tjera të Shqipërisë – Porosia dorëzohet për 24-48 orë*.

*Këtu nuk llogariten ditët e pushimit, festat zyrtare apo rastet kur është i pamundur dorëzimi i porosive për shkaqe natyrore (përmbytje, tërmete etj.)

 

 

Pagesat për çdo porosi bëhen me pagesë cash në dorëzimin e porosisë.

Mjaft e sigurtë për blerësit pasi ju paguani vetëm kur merrni në dorëzim produktet.

Lista e dëshirave është një opsion që ju ndihmon ju të ruani produktet të cilat ju interesojnë por që nuk doni ti blini në këtë moment.
Produktet mund të shtohen mjaft lehtë në listën e dëshirave me ndihmën e një butoni që gjendet në çdo produkt:

Më pas listën e dëshirave mund ta gjeni duke klikuar këtu (ose duke përdorur butonin në formë zemre në fillimin e websit-it).

Çfarë funksionesh kryen lista e dëshirave?
1. Shtoni kurdoherë produktet në shportë.
2. Ndaj listën e dëshirave me miqtë në rrjetet sociale.