Suplementet që ju duhen këtë fillim vjeshte

Këta janë suplementët më të mirë që duhet të merrni patjetër këtë sezon

Vera ka kaluar dhe kanë filluar luhatjet e temperaturave dhe motit. Nëse po kaloni periudha me teshtima dhe me kollë, nuk jeni të vetmit. Tani është periudha që ka predispozitën më të madhe për gripin dhe të ftohtin. Kjo për shkak të diferencës së temperaturës herë pas here si dhe alergjitë e sezonit, të cilat na sjellin atë gjendjen e irrituar të hundëve, pak temperaturë, këputje trupi etj.

Si ta kalojmë/parandalojmë këtë gjendje kur jemi në prag të vjeshtës, kur kemi më shumë nevojë se kurrë për energji?!

Përveç dietës ushqimore të cilën ju e dini tashmë se sa te kujdesshëm duhet të jeni, të synoni ushqimet e pasura me vitamina dhe hekur e nëse nuk arrini dot parametrat e shëndetit dhe mirëqenies suaj vetëm me dietë ushqimore, këtu ju vijnë në ndihmë të famshmet suplemente/ vitamina shtesë.

 

Tani nuk është sekret. Me rënien e temperaturave, edhe niveli i vitaminës D bie dhe kështu trupi “mbështetet” tek dielli në mënyrë që të prodhojë këtë përbërës, i cili është tejet i nevojshëm për të absorbuar kalciumin dhe për të mbajtur kockat e forta dhe të shëndetshme. Muskujt, sistemi nervor dhe sistemi imunitar kanë nevojë për vitaminën D që të funksionojnë normalisht. Por në muajt e ftohtë, si këta që po vijnë, kemi mungesë të diellit por nuk mund të kemi mungesë të vitaminës D. Kështu sugjerohet që për pak kohë kjo vitaminë të merret nëpërmjet suplementeve të jashtme, një kapsulë në ditë.

Mungesa e shumë frutave dhe perimeve në periudhën e dimrit, çon automatikisht në uljen e marrjes së vitaminave dhe nutrientëve që trupit i duhet për të zhvilluar një jetë active e të shëndetshme. Më pak antioksidantë, do të sjellë lëkurë të thatë, rënien e flokëve e shumë risqe të tjera. Cila është zgjidhja? Edhe në këtë rast lehtësisht mund të filloni marrjen e kapsulave me vitaminë C të përqendruar, e cila do t’i japë trupit tuaj rritjen e imunitetit të nevojshëm.

Astaxanthin – Është nje karotenoid i fuqishëm me pigment të kuq i cili ndihmon shumë trupat për të marrë ngjyrë. Ka veti antioksidante të cilat kanë dhënë benefitet e tyre si në suportin shëndetësor ashtu edhe në një lëkurë të shëndetshme.

Nëse nuk jeni më aq aktivë sa keni qënë pak muaj më parë do të thotë që nuk po e nxisni aspak qarkullimin e gjakut në trupin tuaj. Kështu ndiheni të lodhur e të përgjumur por ska asgjë që një kapsulë me OMEGA-3 nuk mund ta rregullojë! Kapsulat me omega-3 janë një nga suplementet më të fuqishme kur vjen fjala për shëndetin e zemrës.

Multivitaminat jo vetëm do ju ndihmojnë të mbani lart nivelet e energjisë përgjatë sezonit të dimrit, por do ju ndihmojë edhe në rritjen e sitemit imunitar. Kështu nuk do të filloni aq lehtë nga tështimat dhe kolla.

Vazhdojmë flasim për ditët që jemi super të pafuqishëm dhe të lodhur sa mezi cohemi nga tryeza… Atëherë bëni mirë të merrni në konsideratë vitaminën B-Complex e cila e heq lodhjen si me magji. Si do thoni ju … Fuqia e kësaj vitamine është suport i madh që i jep metabolizmit, duke e kthyer cdo ushqim që ju konsumoni në energji.

Jepni komentin tuaj

Your email address will not be published.

LART

×