Sipas një studimi të fundit, që të keni sasinë mjaftueshme të vitaminës D në pranverë dhe verë, mjaftojnë 10-20 minuta ekspozim në diell. Ndërsa në dimër shkon deri në 2 orë.

Por cilat janë përfitimet nga vitamina D?

E quajtur ndryshe dhe “vitamina e diellit” është në realitet një grup pro-hormonesh të tretshme në yndyrna dhe që ndahen në dy forma kryesore:

VITAMINA D2 (ergocalciferol) që gjendet në bimë dhe kërpudha

VITAMINA D3 (colecalciferol) e sintetizuar në lëkurë falë veprimit të rrezeve të diellit. Dielli është burimi kryesor i vitaiminës D3, një ekspozim normal në rrezet ultraviolet të diellit (UVB) i lejon lëkurës tonë të sintetizojë 80% të nevojave ditore. Pjesa e mbetur prej 20% duhet të merret me dietë. Por në ushqime gjendet rrallë.

Ushqimet që kanë sasi të kënaqshme janë të pakta.

-Peshqit ( sidomos sardelet, harenga, salmoni dhe skumbria )

-Vaj i mëlçisë së mërlucit

-Qumështi, veza, gjalpi dhe mishi por në sasi më të vogla

Vitamina D e marrë nëpërmjet rrezeve të diellit ose dietës, konvertohet në mëlçi ose veshka në formën e saj biologjike: kalcitriol. Ky hormon ndërvepron me receptorin e tij në zorrën e trashë duke rritur efikasitetin e thithjen e zorrëve të kalçiumit dhe fosforit për ti siguruar kockave masën dhe dendësinë e duhur gjatë gjithë jetës.

Funksionet

Nga dy format e vitaminës D, vitamina D3 është më e rëndësishmja për funksionimin korrekt të organizmit sepse është në gjendje të stimulojë shumë nga qelizat e trupit.

Veçanërisht është e dobishme për:

  • Sistemin imunitar
  • Shëndetin e kockave
  • Përthithjen në zorrë të kalçiumit dhe kaliumit

Mungesa e vitaminës D gjatë viteve të para të jetës shkakton tek femrat një legen të rrafshuar, duke e vështirësuar proçesin e lindjes; tek të rriturit provokon osteopenia dhe osteoporozë, duke shtuar rrezikun për fraktura. Në thelb, çdo ind dhe qelizë e trupit ka një receptor të vitaminës D. Një defiçiencë e vitaminës D është lidhur gjithashtu me një rrezik të shtuar të sklerozës multiple, artrit rheumatoid, diabetit tipi 1 dhe 2, sëmundjet e zemrës, humbje kujtese, tumore dhe sëmundje infektive.

Ne e dimë, për më tepër, se ekspozimi i tepruar ndaj diellit pa mbrojtje e duhur (me filtra solare) mund të rezultojë në njerëzit e predispozuar, fillimin e kancerit të lëkurës.

Është e rëndësishme, megjithatë, të lejojë ardhjen në lëkurë një sasi të mjaftueshme të rrezatimit UV, efektet mbrojtëse e të cilit, në doza jo të tepërta, do të jenë më shumë se ato të dëmshme.

Kush duhet të marrë shtesa të vitaminës D?

  • Kush ka një jetë sedentare ose punon në ambiente të mbyllura
  • Kategoritë më në risk gjatë periudhës së dimrit si fëmijët dhe të moshuarit
  • Tek të moshuarit, reduktimi i trashësisë së lëkurës, shoqërohet me një reduktim të sintezës së vitaminës D.
  • Tek personat mbi peshë, vitamina D tenton të ruhet në indin dhjamor dhe kështu është më pak në dispozicion në qarkullimin e gjakut dhe në fiksimin në kockë
  • Kush ndjek një dietë vegjetariane/vegane
  • Kush ka një fototip të errët, lëkura e tyre prodhon më pak vitaminë D, dhe kështu është në rrezik mungese të kësaj vitamine.

Vitamina D:

Jepni komentin tuaj

Your email address will not be published.

LART

×