Dieta KETO, që në të vërtetë është një regjim dhe jo dietë, po dëgjohet çdo ditë e më tepër e duket se është “trendi” më i ri përsa i përket humbjes së peshës.

Ky regjim është kufizues, që do të thotë se duhet të largoni karbohidratet dhe sheqernat nga regjimi juaj, për një kohë të caktuar. Trupi i njeriut duhet të sigurojë energji për ushqyerjen e trurit, e në mungesë të glukozës ai djeg yndyrna. Ky regjim rekomandohej nga mjekët tek pacientët epileptikë, që në vitin 1920 ku u provua se një dietë ushqimore me sasi të larta yndyrore dhe kabohidrate të ulëta është më i shëndetshëm për trurin.

“Formula” e këtij kombinimi ushqimor duke mos konsumuar karbohidratet dhe minimizuar sasinë e proteinave ju çon drejt gjendjes ketonike në të cilat trupat ketone bëjnë të mundur uljen e sasisë së sheqerit në gjak si dhe insulinën. Kjo sjell humbjen në peshë duke qenë  se trupit i duhet të marrë energji dhe “karburantin” tani nuk e merr më nga glukoza por nga yndyrat e vetë trupit.

Lexo më pas : 10 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni regjimin Keto

A mund të flasim më konkretisht dhe ta përkthejmë në një regjim ditor?

Një ditë në regjimin KETO përmban 3 vaktet dhe “snacks” që i quajmë, ushqime të vogla për nepsqarët midis vakteve. KETO nuk ka receta të caktuara. Ajo çfarë ju duhet të dini janë vetëm rregullat. “Lojën” e luani vetë!

Një përllogaritje e një regjimi ideal KETO do të ishte 70-75% të kalorive nga yndyrnat, 20-25% nga proteinat, dhe 5-10% nga karbohidratet. Përsa kohë këto ushqime janë të papërpunuara mund t’i konsumoni lirisht.
Do t’ju mungojnë drithërat, patatet, familja e bishtajave, qumështi dhe nënproduktet e tij, ëmbëlsirat të të gjitha llojeve madje edhe frutat me përmbajtje të lartë sheqernash. Nëse këto janë të pranishme, gjendja ketozë nuk arrihet dhe mund t’ju kthehet boomerang. Nëse synimi juaj ka qenë humbja në peshë, në këtë rast mund të merrni kilogramë. Një studim që është realizuar tek atletët të cilët regjimin KETO e kanë kthyer në stil jetese, djegin më shumë yndyrna gjatë stërvitjes së tyre se sa ata që ushqehen me karbohidrate.

Por KUJDES: Mbani shënim që mos thoni që nuk ju thamë!

  • Mundohuni të jeni të kujdesshëm me sasinë dhe cilësinë e ushqimeve që konsumoni. Bëni kujdes me mos uljen e sasisë së karbohidrateve në nivelin e duhur ose konsumimi proteinave më shumë se cduhet.
  • Kohëzgjatja – mos hiqni dorë sepse trupit i duhet 2-3 javë të hyjë në gjendjen ketozë. Bëni durim!
  • Konsumolni lëngje, cajra dhe ujë sa më shumë. Duke qenë një regjim i ulët në fibra, personat që kanë probleme me tretjen mund ta vuajnë këtë. Prandaj PINI UJË!
  • Si çdo dietë apo regjim ushqimor, konsultohuni me një ekspert nutricionist apo mjek dietolog për çdo paqartësi apo shqetësim që keni.
  • Mos i neglizhoni simptomat.

Jepni komentin tuaj

Your email address will not be published.

LART

×