1 – Sa karbohidrate duhet të konsumoni?

Për të arritur gjendjen ketozë që në dy javët e para rekomandohet që sasia e karbohidrateve që duhet të konsumoni në ditë të mos jetë më shumë se 20 gram (të paktën dy javët e para sa të arrihet ketoza).

Më pas, mund të filloni të shtoni sasi të moderuara karbohidratesh në dietën ushqimore, në mënyrë shumë graduale duke mos rrezikuar daljen nga ketoza.

*Sidoqoftë mos harroni, cdokush që ka hyrë në këtë regjim ushqimor për arsye shëndetësore/terapeutike duhet që të jetë në survejim mjekësor profesional.

2- Përfshini vajin e kokosit në dietë

Vaji i kokosit është provuar që përthithet shumë shpejt nga mëlçia dhe mund të kthehet direkt në energji ose të konvertohet në ketone.
Fillojeni me një lugë çaji në ditë, për të minimizuar rrezikun e mostretjes ose ndonjë dhimbjeje në stomak, dhe pas javës së parë mund të konsumoni deri në 3 lugë gjelle në ditë. Synoni të merrni variantin *cold pressed i cili vjen i ruan të gjithë vlerat ushqyese. Vaji i kokosit i Bio Planete është perfekt.

3 – Rrisni sadopak aktivitetin fizik

Të qenurit më aktivë do ju ndihmojë të hyni në ketozë. Kjo e provuar shkencërisht sepse gjatë aktivitetit fizik rritet prodhimi i ketoneve (që e kemi shpjeguar në artikullin e parë) por mos harroni se kjo gjë nuk vjen menjëherë. Trupit tonë i duhet 1-4 javë të adaptohet që të përdorë ketonet dhe acidet yndyrore si burim kryesor energjie.

4 – Mbani nën kontroll konsumimin e proteinave

Kur themi mbani nën kontroll, e kemi fjalën që të mos abuzoni sepse konsumimi i lartë qoftë i proteinave apo karbohidrateve mund edhe të na kthejë boomerang qëllimin e synuar.

E rëndësishme është të konsumojmë mjaftueshëm proteina për të furnizuar mëlçinë me aminoacide, që me fjalë të tjera do të thotë “prodhimi i glukozës” së re të nevojshme.

Sikurse marrja e këtyre proteinave duhet të jetë mjaftueshëm sa të mbajë masën muskulare kur trupi nuk merr karbohidrate mjaftueshme.

5 – Si të kuptoni që keni hyrë në gjendjen ketozë?

Nuk do të jetë e lehtë të dalloni nëse tashmë keni hyrë në gjendjen ketozë por më poshtë po ju listojmë disa “shenja” dalluese që mund t’ju ndihmojnë.

  • Era e keqe e gojës. Është një “efekt anësor” shumë i njohur në këtë fazë të KETO-s. Mundohuni të përdorni pastë dhëmbësh pa sheqer sepse mund t’ju ndikojë në prishjen e regjimit ketogjenik.
  • Humbja e peshës që në javën e parë. Kjo është “pesha” e njohur ujore që trupi humb që në fillimet e regjimit.
  • Humbja e oreksit.
  • Rritja e energjisë dhe fokusit. Pas javës së parë, që do ndiheni të lodhur dhe me marrje mendsh kjo gjendje do ju ndryshojë direkt me hyrjen në ketozë.
  • Probleme në tretje. Si përshembull konstipacion dhe diare në fillimin e regjimit.
  • Pagjumësi. Kjo vetëm ditët e para sepse çdo gjë normalizohet.

Jepni komentin tuaj

Your email address will not be published.

LART

×