Omega-3 quhet acid yndyror esencial për një arsye; është esencial për trupin tuaj për të funksionuar, por gjithashtu ka disa përfitime shëndetësore të fshehta surprizuese.

Çfarë është Omega-3?

Dy Omega-3 të rëndësishme, DHA dhe EPA, gjenden kryesisht në peshqit e yndyrshëm si salmoni, sardelet dhe skumbria. Por ju nuk do ti humbisni nëqoftëse ju nuk e konsumoni peshkun; farat e linit, arrat dhe lajthitë janë të pasura me një formë tjetër Omega-3 të quajtura ALA, që konvertohen në DHA dhe EPA në trupin tuaj.

Omega-3 vs omega-6

Fatkeqësisht, shumica prej nesh nuk merr mjaftueshëm Omega-3. Ne kemi tendencën të kemi nivele më të larta të një acidi yndyror tjeter, Omega-6, në dietat tona, të gjetura në ushqime si vajrat dhe mishi. Omega-6 është gjithashtu një vaj esencial por kur ne marrim më shumë Omega-6 se Omega-3, mund të shkaktojë inflamacion, mund të lidhet me sëmundje nga artriti tek semundjet e zemrës. Përgjigja? Rrisni marrjen e Omega-3.

Shumica prej nesh nuk merr mjaftueshëm Omega-3. Sipas një studimi mbi 80% e njerëzve kanë defiçencë të këtij acidi në organizëm.

Është e rekomanduar të hani një porcion të një peshku të yndyrshëm një herë në javë ose të merrni një suplement vaj peshku me një balancë të mirë të DHA dhe EPA. Ju mund të keni degjuar që omega-3 është e mirë për kockat tuaja, trurin dhe zemrën, por ne kemi gjetur 5 përfitime të tjera nga ky acid yndyror.

1. Ju ndihmon të flini më mirë

Një studim tregoi që fëmijet që morën një suplement Omega-3 fjetën më gjatë dhe u zgjuan më pak gjatë natës dhe studiuesit mendojnë që Omega-3 mund të ketë të njejtin efekt tek të rriturit. Omega-3 ndihmon trupin të prodhojnë substancë që nxisin gjumin, siç është hormoni melatoninë.

2. Mund të zbusë lëkurën tuaj

Jeni të lodhur nga ekzema apo psoriazis? Shkencetarët spanjollë kanë gjetur që marrja e suplementeve Omega-3, si dhe përdorimi i trajtimeve lokale, mund të lehtësojë psoriazisin. Një tjetër studim tregoi që marrja e suplementeve Omega-3 ul ashpërsinë e ekzemës. Ekspertët mendojnë që efekti mund të jetë nga vetitë anti inflamatore të Omega-3.

3. Mund të ulë presionin e gjakut

Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Ato ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut, kështu që zemra nuk ka nevojë të shtyjë me forcë gjakun në trup. Kjo mund të jetë një nga arsyet që lidhet me një rrezik të ulët për goditje.

4. Mund të përmirësojë memorien tuaj

Vazhdoni të harroni ku i keni lënë çelësat tuaj? Kërkimet kanë treguar që marrja e suplementeve Omega-3 për 6 muaj mund të përmirësojë memorien tuaj. DHA që gjendet te acidet yndyrore Omega-3 ndihmon qelizat nervore të komunikojnë më mirë mes tyre.

5. Mund të lehtesojë Sindromen Para Menstruale

Jeni të shqetësuar, të mërzitur, me humor të keq çdo muaj? Omega-3 ju ndihmon; kërkimet kanë treguar që Omega-3 redukton shenjat psikologjike të sindromës para menstruale dhe mund t’ju ndihmojë gjithashtu me disa simptoma fizike si gjakrrjedhja dhe ndjeshmërinë e gjirit. Kjo sepse acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë trupin të prodhojë prostaglandina anti inflamatore që reduktojnë nivelin e prostaglandinave të tjera të lidhura me enjtjen dhe dhimbjen.

Doni ta ndihmoni trupin me suplement Omega-3?

 

Mos e humbisni ofertën e vajit të mëlçisë të merlucit! Blini 2 merrni dhe një falas. Sasi e limituar!

  • Shto në Shportë Detaje
  • Shto në Shportë Detaje
  • On Sale!
    33 %
    OFF
    Save 1,000 Lekë

    Vitabiotics – Ultra Krill Oil

    3,000 Lekë 2,000 Lekë
    Shto në Shportë Detaje
  • On Sale!
    20 %
    OFF
    Save 360 Lekë

    Vitabiotics – Ultra Omega-3

    1,800 Lekë 1,440 Lekë
    Shto në Shportë Detaje